Nxjerrja e Njësisë Folikulare, njohur ndryshe me akronimin FUE, është metoda më e përhapur në botë për mbjelljen e flokëve. Ekipi i specializuar i klinikës së Doktor Serkan Aygin përdor prej vitesh këtë metodë.  Mbjellja e flokëve me metodën FUE  kryhet nga profesionisët tanë nëpërmjet disa pincetave të veçanta me të cilat nxjerrin folikulat. Në këtë metodë nuk përdoret  bisturi, pra mund të themi se nuk bëhet fjalë për kirurgji. 

Me metodën FUE, rrënjët e flokëve nxirren nga zona e pasme e kokës dhe zona të tjera të përshtatshme të trupit  (siç janë mjekra dhe kraharori, nëse nevojiten) me disa pinceta mikroskopike me një shpim të veçantë me diametër 0.6=0.7 pa asnjë çarje apo qepje dhe zhvendosen në zonat problematike, siç janë shpesh zona ballore dhe ajo qëndrore. Gjatë operacionit të kryer me metodën FUE, ne injektojmë anestezi lokale në zonën dhuruese dhe në zonën ku do të mbillen flokët. Kjo është një metodë pa qepje, jo e dhimbshme dhe nuk lë asnjë shenjë në lëkurë. 5500-6000 rrënjë flokësh (që janë të barabarta me 12000-13000 qime flokësh) mund të mbillen në një seancë të vetme në klinikën e doktor Serkan Aygin.