Terapia PRP Plazma

/Terapia PRP Plazma
Terapia PRP Plazma2018-07-23T11:08:04+03:00

Çfarë është PRP-ja(Plazma e pasur me trombocite?

Plazma e pasur me trombozite(PRP) është një proces që përfshin marrjen e gjakut nga pacienti dhe më pas çentrifugimi i tij për të përftuar plazmën e cila përmban trombocite, leukocite, vitamina dhe qeliza cikotine, më pas e gjitha kjo përbërje injektohet në gjithë zonat e kokës së pacientit. Kjo terapi ka vite që përdoret në Europë, SHBA dhe në Lindje. Përdoret për shërimin e shpejtë të plagës, rikuperim të indeve dhe në rast rënie flokësh.

Për çfarë përdoret PRP plazma në rastin e rënies së flokëve?

PRP plazma është një terapi e re e cila përdoret në rastin e rënies së flokëve ose hollimin e tyre për shkak të alopecisë androgjenike. PRP plazma ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve dhe i forcon ato. PRP plazma përdoret dhe pas mbjelljes së flokëve në klinikën e dr Serkan Aygin për të përmirësuar rezultatet e operacionit. PRP plazma ndihmon në rikuperimin e flokëve pas operacionit dhe gjithashtu ndihmon në dendësinë e flokëve ekzistues dhe duke shpejtuar rritjen e flokëve të mbjellur.

Si aplikohet PRP plazma?

PRP plazma aplikohet në një spital. Procesi fillon me marrjen e gjakut nga pacienti dhe vazhdon me centrifugimin e tij në makinerinë centrifuge për të ndarë plazmën e pasur me trombocite nga përbërësit e tjerë të gjakut. Më pas, kjo plazmë injektohet në lëkurën e kokës të pacientit. I gjithë procesi zgjat rreth 45 minuta.

Për kë person rekomandohet terapia PRP?

Meshkujt dhe femrat të cilët kanë hollim flokësh janë kandidatët e duhur për terapinë PRP. Terapia duhet të përsëritet për disa seanca sipas rekomandimit të doktorit.

Si përdoret PRP plazma në mbjelljen e flokëve?

Dr Serkan Aygin ka formuar tashmë qasjen e tij unike në lidhje me mbjelljen e flokëve duke ndjekur metodat të teknologjisë më të fundit dhe falë eksperiencave të në një numri të madh rasteve të arritura dhe pacientëve të kënaqur. Teknika e mikro FUE e bashkuar me PRP aplikohet gjatë çdo mbjellje flokësh në klinikën e Dr Serkan Aygin. Mbjellja e flokëve e cila shoqërohet me PRP plazma ndihmon indet të shërohen shpejt, bën që rrënjët e flokëve të mbeten aktive në procesin e rritjes për një kohë të gjatë dhe të ambjentohen me zonën ku janë mbjellur pas operacionit. PRP plazma me faktorin rrritës përshpejton rritjen e flokëve pas operacionit sepse gjeneron enë të vogla të reja në zonat e mbjelljes dhe nxit rrënjët e flokëve të marrin oksigjen dhe vitamina në periudhë të shkurtër kohore.