Teknika e Mbjelljes së Flokëve DHI pa Qethje

//Teknika e Mbjelljes së Flokëve DHI pa Qethje

Teknika e Mbjelljes së Flokëve DHI pa Qethje

Një nga pyetjet e zakonshme që bëhet nga pacientët që planifikojnë të kryejnë një mbjellje flokësh është nëse kjo mund të kryhet pa e qethur kokën. Si individë shpesh priremi t’i shohim flokët tona si reflektim të identitetit tonë, gjë e cila ndikon mënyrën sesi e shohim veten; prandaj, nuk është aspak e habitshme që një person të hezitojë ta qethë kokën e tij apo të saj kur konsideron një mbjellje flokësh. Disa njerëz madje kanë ndryshuar mendje kur iu thanë që duhej të qethnin kokën para se të kryenin procedurën e mbjelljes së flokëve.

Së pari do përmendim disa prej arsyeve bazë pse pacientët hezitojnë ta qethin kokën:

  • Ata duan ta fshehin faktin që kanë kryer operacionin, dhe koka e qethur do e bënte shumë të dukshme.
  • Kufizime për shkak të natyrës së punës së pacientit, në mënyrë të veçantë për ata që kanë profesione përfaqësimi.
  • Fatmirësisht, nuk është më e nevojshme që një individ ta qethë komplet kokën e tij/saj para një procedure DHI

Pasi pacientëve u ofrohen katër mundësi; ‘zona dhuruese dhe ajo e mbjelljes plotësisht të qethua’, ‘vetëm zona dhuruese e qethur’, ‘pjesërisht të qethura’ – vetëm një zonë e vogël dhe e padallueshme pas kokës’ dhe nëse aplikohet një zonë ‘krejtësisht e paqethur’. Procedura e mbjelljes së flokëve me qethje të plotë është metoda më e përdorur nga të gjitha. Kjo është një teknikë ku si zona dhuruese ashtu dhe ajo për mbjellje qethen plotësisht. Mundësia e dytë është një teknikë mbjelljeje floku që kërkon vetëm qethjen e zonës dhuruese. Kurse dy mundësitë e tjera; pjesërisht e rruar dhe plotësisht e parruar përbëjnë thelbin e këtij artikulli prandaj do të fokusohemi vetëm në dy metodat e fundit. Para se të shkojmë më tej me diskutimin dëshirojmë të qartësojmë dhe theksojmë disa pika të rëndësishme rreth temës tonë. Fatkeqësisht shumë individë kanë rënë në grackën e disa klinikave për mbjellje floku të cilat i mashtrojnë njerëzit që të besojnë që do të marrin trajtime të caktuara të cilat madje as nuk ekzistojnë apo janë ende të pamundura të kryhen. Një klinikë e cila nuk kryen një operacion mbjellje flokësh pa e rruar kokën, mund të mashtrojë se e bëjnë vërtetë këtë gjë dhe më pas kur pacienti paraqitet në klinikë ata mundohen ta bindin pacientit t’i nënshtrohet operacionit standard duke i shpjeguar kështu komplikimet që mund të ketë mbjellja e flokëve me kokën e parruar.

Teknikat e Mbjelljes së Flokëve që Nuk Kërkojnë Qethjen e Kokës

1. Është një teknikë gjatë së cilës koka rruhet pjesërisht, pa u dalluar. Termi

  1. Është një teknikë gjatë së cilës koka rruhet pjesërisht, pa u dalluar. Termi “i pa rrruar” përdoret për të nënkuptuar se një pjesë e zonës dhuruese do rruhet por nuk do dallohet aspak.
  2. Mbjellja e flokëve me kokën e parruar, procedurë gjatë së cilës nuk e qethim kokën aspak për nxjerrjen e folikulave duke i lënë këto të fundit pa prekur.

Është e rëndësishme që pacienti të jetë i ndërgjegjshëm për kufizimet e lidhura me të dyja metodat që nuk kërkojnë qethjen e kokës dhe të konsultohen me një kirurg të kualifikuar për të ditur nëse është kandidat/e i/e duhur për këtë lloj procedure. Për shembull, nëse pacienti vuan nga rënia e flokëve në gradën e fundit, përgjithësisht në zonën e kurorës e cila ka nevojë për një numër të madh folikulash (rreth 3000-4000 folikula), atij do duhet t’i qethen të gjitha flokët.

1-Mbjellja e flokëve me qethjen e pjesshme të kokës

1-Mbjellja e flokëve me qethjen e pjesshme të kokës

Pacientët me flokë më të gjatë të cilët kanë nevojë për rreth 2800 rrënjë flokësh ose më pak janë kandidatë të duhur për këtë metodë me “qethje të pjesshme”,
e cila performohet në zonën e pasme të kokës së pacientëve dhe kryhet në forma të vogla ose katrore, e pozicionuar në mënyrë që flokët e tjera ta mbulojnë atë zonë dhe mos të dallohet qethja e tyre. Meqënëse është me rëndësi të mbulohet zona nga ku do nxirren rrënjët e flokëve, doktori rekomandon që pacienti t’i rrisë flokët e tij/saj 6-7 cm më të gjata përpara operacionit të mbjelljes së flokëve.

Avantazhet e Mbjelljes së Flokëve me Qethje të Pjesshme

  • Pacientët mund të mbajnë flokët e tyre origjinale në të njëjtin stil dhe gjatësi, gjatë dhe pas operacionit.
  • I lejon pacientëve t’i kthehen punës menjëherë pas operacionit pa u dalluar se kanë kryer një ndërhyrje.
  • Përdersia edhe numri i folikulave që do mbillen do jetë i vogël, kohëzgjatja e rikuperimit do jetë më e shkurtër.
  • Koret e formuara pas operacionit në zonën dhuruese nuk do dallohen aspak.

Disavantazhet e Mbjelljes së Flokëve me Qethje të Pjesshme

  • Kjo procedurë mund të kryhet vetëm për ata pacientë që kanë flokë të gjatë.
  • Një numër më i vogël folikulash mund të mbillen në një seancë të vetme.
  • Trajtimi mund të jetë i nevojshëm për disa seanca për të arritur një rezultat të kënaqshëm, gjithsesi duhet të pritet të paktën 6 muaj pas seancës së parë.
  • Ekziston rreziku i nxjerrjes së një numri më të madh flokësh seç duhet për shkak të zonës së qethur të limituar.
  • Në përgjithësi kjo procedurë kushton më shtrenjtë.

2-Mbjellja e Flokëve pa Qethje

2-Mbjellja e Flokëve pa Qethje

Në rastet kur flokët e pacientit janë të holla dhe është e mundur të kryhet operacioni midis fijeve të flokëve, veçanërisht nëse rënia e flokëve është e limituar në zonën e mesit ose nëse na duhet të nxjerrim një numër shumë të vogël folikulash, përgjithësisht nëse 1000 folikula do mjaftonin për të mbuluar zonën problematike, atëherë doktori vendos të kryejë operacionin pa qethje. Gjatë procesit të nxjerrjes së flokëve, në një procedurë pa qethje, një hapëse vrimash rrethore – me diamtër 0.7-0.95 mm- përdoret për të nxjerrë rrënjët e flokëve dhe rrotullohet 360 gradë gjatë nguljes në lëkurë që të ndajë folikulën nga indi Në momentin që folikulat nxirren teksa flokët e tjerë mbeten pa u prekur, më pas priten deri në rrënjë. Pasi priten qimet e flokëve, procesi i mbjelljes fillon me përdorimin e një pajisje Implanter (CHoi teknika DHI) duke i transferuar kështu qimet midis flokëve ekzistues një nga një në zonat ku ka hollim apo rënie flokësh. Ashtu si me çdo procedurë mbjellje flokësh, pacienti do kalojë shok të përkohshëm të flokëve të sapo mbjellur brenda disa javësh pas procedurës pa qethje.

Avantazhet e Mbjelljes së Flokëve Pa Qethje

Avantazhet e Mbjelljes së Flokëve Pa Qethje

  • Nuk do qethen flokët aspak.
  • Pacientit i kërkohet t’i ketë flokët e gjata në krahasim me mbjelljen e flokëve me qethje të pjesshme, por gjithsesi gjatësia e flokëve mund të jetë edhe më pak se 6-7 cm.
  • Koret e formuara pas operacionit në zonën dhuruese nuk do dallohen aspak.
  • Përdersia edhe numri i folikulave që do mbillen do jetë i vogël, kohëzgjatja e rikuperimit do jetë më e shkurtër.

Disavantazhet e Mbjelljes së Flokëve Pa Qethje

  • Është një proces i lodhshëm dhe kërkon trajnim të avancuar, eksperiencë dhe aftësi të kirurgut që do operojë.
  • Numri i folikulave që do mbillen në një seancë do jetë i limituar, kështu që edhe dendësia e flokëve pas operacionit do jetë më e vogël.
  • Edhe pse pacienti mund t’i vë re flokët e mbjellura menjëherë pas procedurës, ata do bien gjatë 2-4 javëve të para pas operacionit.
  • Kjo procedurë zgjat më shumë se procedurat e tjera.
  • Meqënëse kërkon shumë punë, çmimi për këtë procedurë mund të jetë pak më i lartë se procedurat e tjera.

Raporti i Preferencave të Mbjelljes së Flokëve Pa Qethje

Si Klinikë e Dr Serkan Aygin, ne kemi që në vitin 1996 që kryejmë operacione për mbjelljen e flokëve. Meqënëse kemi filluar që herët, kemi vënë re zhvillimin e metodave të mbjelljes së flokëve dhe me eksperiencën e gjërë të fituar gjatë këtyre viteve, duke kryer operacione mbi mijëra pacientë, ne kemi grumbulluar të dhëna rreth mbjelljes së flokëve, të cilat mund t’i lexoni si më poshtë:

  • Femrat dhe meshkujt me flokë të gjatë bëjnë pjesë në grupin e pacientëve që preferojnë mbjelljen e flokëve me qethje të pjesshme dhe pa qethje.
  • 94% e pacientëve që kryejnë këtë operacion vendosin ta qethin të gjithë kokën para ndërhyrjes.
  • 4 deri në 5 % të pacientëve preferojnë ta qethin kokën e tyre pjesërisht.
  • Dhe, së fundmi, nëse marrim si shembull pacientët që preferojnë mbjelljen e flokëve pa qethje, mund të themi se përbëjnë 1% të pacientëve.

Disa nga pacientët që kanë kryer mbjellje flokësh pa e qethur kokën fare, shprehen se kanë mbetur të kënaqur me rezultatet, por sidoqoftë e pranojnë se do mund të kishte qenë më mirë nëse do e kishin qethur të gjithë kokën. Vetëm në rast se mbjellja e flokëve pa qethje është alternativa e vetme për tu zgjedhur, kirurgët me eksperiencë dhe të aftë për të kryer mbjellje flokësh pa qethje sugjerojnë që flokët të qethen të gjitha përpara operacionit. Për arsye se numri i folikulave të flokëve që do mund të nxirren në këtë metodë është i limituar dhe si pasojë do ndikojë në pamjen natyrale, qethja e tërë flokëve konsiderohet shumë e rëndësishme për një operacion mbjellje flokësh.

2018-07-25T16:48:14+03:00July 25th, 2018|General|0 Comments

Leave A Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.