Simulimi i flokeve / Mikropigmentimi i kokës / Tatuazh i flokëve

//Simulimi i flokeve / Mikropigmentimi i kokës / Tatuazh i flokëve

Simulimi i flokeve / Mikropigmentimi i kokës / Tatuazh i flokëve

Zhvillimet në fushën e estetikës dhe mjekësisë ashtu si dhe në shkencë dhe teknologji, kanë bërë që shumë raste shëndetësore të zgjidhen në mënyrën më efektive falë metodave të reja që ekzistojnë sot. Këto zhvillime përveçse kontribuan në përmirësimin e çdo segmenti të shërbimeve mjekësore, ato gjithashtu bënë të mundur diagnostikimin dhe mjekimin e duhur për rënien e flokëve.

Ky artikull që kemi përgatitur pasi kemi kryer kërkimet tona, do mbulojë një nga këto risi:

Simulimi i Flokëve. Simulimi i flokëve, që ndryshe njihet dhe me termin mikropigmentimi i kokës apo tatuazh flokësh, përfshin përdorimin e një pajisje të specializuar dhe mikro gjilpëra për të injektuar pigmentin në lëkurën e kokës.

Nuk është një ndërhyrje kirurgjikale

Kjo metodë zbatohet duke shpuar lëkurën me një pajisje motorike, duke përdorur gjilpëra të specializuara për të injektuar bojë në thellësinë e duhur. Mikro pigmentet aplikohen në epidermën e kokës, me qëllim për të kopjuar qimet e vërteta të flokëve. Këto procedura mundohen të krijojnë iluzionin e një koke të mbushur me flokë kur koka është e qethur. Qëllimi është reduktimi i kontrastit midis flokëve dhe ngjyrës së lëkurës së kokës. Mikro pigmentimi është një teknikë pjesërisht e përhershme e manipulimit të pamjes. Në varësi të cilësisë së lëkurës, këto trajtime zgjasin 3-4 vite. Pigmentet e injektuara në lëkurën e kokës humbasin ngjyrën e tyre me kalimin e kohës dhe pastaj zhduken plotësisht nga sistemi.

Mikropigmentimi nuk mund të kryhet me pigmente tatuazhesh sepse gjilpërat e përdorura për tatuazhe arrijnë një nivel më të thellë të lëkurës.
Nëse aplikohet me pigmente tatuazhi, kjo do të rezultojë në migrimin e pigmentit midis shtresave të lëkurës dhe madje mund të çojë në formimin e njollave të lëkurës. Për më tepër, pigmentet e përdorura për tatuazh kanë tendencën të ndryshojnë ngjyrë me kalimin e viteve. Ngjyrat e zeya mund të ndryshojnë në jeshile apo blu. Kjo situatë do të dëmtojë pamjen natyrale të flokëve tuaj. Për këtë arsye, në aplikimin e simulimit të flokëve përdoret bojë biodegraduese. Këto pigmente janë përvetësuar në mënyrë natyrale nga trupi i njeriut, i cili nga ana tjetër, parandalon ndryshimin e ngjyrës në të ardhmen. Me kalimin e kohës, ngjyrat do zbehen dhe do sekretohen nga trupi. Simulimi i flokëve mund të aplikohet në dy forma. Të dyja procedurat kryhen në të njëjtën mënyrë, por kanë kërkesa të ndryshme. Aplikimi i mikropigmentimit të parë kërkon që koka të jetë e gjitha e qethur. Aplikimi i dytë fokusohet në krijimin e hijes në kokë, përgjithësisht për pacientët që i mbajnë të gjata flokët e tyre me qëllim uljen e kontrastit mes lëkurës së kokës dhe flokëve.

1. Aplikimi i Mikropigmentimit Me Kokën e Qethur Terësisht

Qëllimi i kësaj qasjeje është imitimi i rrënjëve të flokëve origjinale. Për ta krijuar këtë simulim, e gjithë koka duhet të jetë e qethur. Pigmente janë dy-dimensionale në dizajn dhe flokët tona, nga ana tjetër janë tre-dimensionale. Pasi koka qethet e gjitha, pigmentet dy dimensionale të injektuara në lëkurën e kokës, bashkëpunojnë për të krijuar iluzionin e një koke plot me flokë të sapo qethur. Në mënyrë që trajtimi i simulimit të flokëve të jetë sa më i suksesshëm, individët që vuajnë nga rënia e avancuar e flokëve siç është alopecia areata dhe atyre të cilëve u kanë rënë flokët në shumë zona të kokës, janë të detyruar të qethin flokët plotësisht.

2. Aplikimi i Mikropigmentimit Me Flokë të Gjata

Trajtimi i simulimit të flokëve pa qethur kokën përgjithësisht aplikohet te femrat që vuajnë nga hollimi i flokëve në zonën qëndrore dhe te individët që duan të mbulojnë një njollë apo plagë në kokë. Qëllimi i kësaj metode është të krijojë një efekt themelor, që përputhet me ngjyrën natyrale të flokëve ekzistues dhe për të mbuluar ose mbushur zonat me flokë të holluara.

Kush mund të përfitojnë nga trajtimi i simulimit?

  1. Pacientët me Alopecia Universalis: një sëmundje e rënies së flokëve e cila karakterizohet nga rënia e plotë e flokëve në kokë dhe në trup dhe pacientët me sëmundjen :Alopecia Totalis e cila rezulton me rënien e flokëve në zonën e kokës.
  2. Pacientët me sëmundjen Alopecia Areata: sëmundje e cila shkakton rënien e flokëve pjesë pjesë.
  3. Individët që duan të kamuflojnë shenjën e tyre nga mbjellja e flokëve e mëparshme me metodën FUT.
  4. Individët që vuajnë nga rënie e lehtë e flokëve ose hollimi i tyre.
  5. Individët të cilët duan të kamuflojnë shenjat apo plagët të aksidenteve, djegieve apo nga ndonjë traumë tjetër sipërfaqësore.
  6. Individë që vuajnë nga hollimi i flokët, por nuk duan t’i presin shkurt flokët e tyre.
  7. Individët që vuajnë nga rënia e avancuar e flokëve dhe nuk mund të arrijnë mbulimin e zonave problematike apo densitetin e duhur nëpërmjet një operacioni mbjellje flokësh.

Avantazhet e Simulimit të Flokëve

  1. Fakti që nuk është një ndërhyrje kirurgjikale do të thotë më pak rrezik infeksioni dhe pacientët rikuperohen më shpejt.
  2. Me këtë trajtim, pacienti do mund të shikojë rezultat të një koke mbushur me flokë por e qethur në vetëm 2-4 ditë.
  3. Aplikimi i simulimit të flokëve ndihmon pacientët të fshehin çdo shenjë të kokës.
  4. Të qenit një trajtim i përkohshëm, pasi pigmentet treten dhe zbehen, pacientët mund t’i kthehen pamjes së tyre origjinale.

Dizavantazhet e Simulimit të Flokëve

  1. Ekziston vetëm një pamje që mund të arrihet në një individ pasi është i njëjti model flokësh dhe ndryshim i tij do kishte nevojë për heqjen me lazer.
  2. Simulimi i flokëve nuk ofron një zgjidhje të përhershme ashtu si mbjellja e flokëve. Pigmentet zgjasin 3-5 vite.
  3. Në mënyrë që pigmentet ta ruajnë ngjyrën sa më gjatë, pacientët janë të detyruar t’i shmangen dritës së diellit dhe të përdorin krem me mbrojtje të lartë nëse shkojnë me pushime.
  4. Për të patur një pamje të kuruar dhe për të mos u dalluar se keni kryer këtë trajtim, ju duhet të qethni flokjët çdo dy ditë.
  5. Meqë pigmentet do të zhduket me kalimin e kohës, kjo do të kërkojë që pacienti të vizitojë klinikën më shpesh për rregullime. Këto seanca të përsëritura mund të çojnë në formimin e njollave në lëkurën e kokës.

Në klinikën e Dr. Serkan Aygin ne nuk ofrojmë një trajtim të tillë. Qëllimi i këtij studimi është informimi i individëve rreth këtij procesi. Nëse dëshironi të keni më shumë informacion dhe të lini një takim, mos hezitoni të na kontaktoni!

2018-08-27T10:17:04+03:00August 27th, 2018|Mbjellja e Flokëve|0 Comments

Leave A Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.