Shmangia e Një Operacioni të Dështuar: Si Të Gjeni Kirurgun e Duhur

//Shmangia e Një Operacioni të Dështuar: Si Të Gjeni Kirurgun e Duhur

Shmangia e Një Operacioni të Dështuar: Si Të Gjeni Kirurgun e Duhur

Operacioni i mbjelljes së flokëve me FUE mund të jetë një procedurë që ju ndryshon jetën. Një kokë e mbushur me flokë risjell vetëbesim dhe rini. Fatkeqësisht, tregohen shumë histori të frikshme dhe ekzistojnë foto jo të hijshme kur bëhet fjalë për një operacion mbjellje flokësh të dështuar. Lajmi i mirë është se një operacion i dështuar i mbjelljes së flokësh është lehtësisht i dallueshëm. Për t’ju ndihmuar që të keni një procedurë të suksesshme, ne kemi përshkruar një sërë faktorësh të rëndësishëm në gjetjen e një kirurgu të aftë dhe me reputacion.

Arsyet pse dështojnë disa operacione


Një sërë faktorësh mund të ndikojnë në rezultate të pakënaqshme, të cilat variojnë nga pamja jo natyrale në jetëshkurtësinë e flokëve deri në rreziqe shëndetësore dhe probleme serioze me lëkurën. Pothuajse gjithmonë arsyeja pse ndodh kjo është faji i mungesës së eksperiencës së mjekut. Fakti më alarmues është ai që disa kompani të aparaturave që nevojiten gjatë operacionit FUE po i shesin ato dermatologve dhe kirurgeve plastike apo edhe klinikave estetike të cilat nuk kanë trajnimin e duhur apo certifikata, aq më pak eksperiencë. Kështu që, le t’i hedhim një sy elementëve kryesore që duhet të konsiderojmë përpara se të zgjedhim një procedurë të tillë.

Zgjidhni një Kirurg me Përvojë

Pavarësisht se është një procedurë shumë e lehtë, ajo mbetet një procedurë mjekësore që kërkon ekspertizë kirurgjikale. Pacientët kanë nevojë të mbikqyren nga një staf mjekësor dhe të ditur me përvojë të gjërë për të siguruar mirëqenien e tyre. Shpesh, hapen vrima të shumta thellë në lëkurë dhe është e nevojshme dija në këtë fushë dhe injektimi në dozën e duhur të anestezisë. Për shkak se floku juaj mund të ketë tendencën të bie në vitet në vazhdim, ju mund të keni nevojë për më shumë se një seancë operacioni gjatë gjithë jetës suaj. Nëpërmjet një planifikimi efikas dhe dizenjim të duhur, një kirurg i zoti mund të kryejë deri në tre operacione të suksesshme për ju. Kirurgët më me pervojë do jenë ato që punojnë ekskluzivisht me mbjelljen e flokëve. Kini kujdes mos të merreni me klinika të cilat merret me lloj lloj procedurash. Ashtu siç thotë dhe shprehja: i vjen duarsh për çdo gjë, por është mjeshtër i asgjëje! Për diçka kaq të rëndësishme sa pamja e jashtme, ju keni nevojë të gjeni mjeshtrat e kësaj fushe.

Talenti artistik

Një aspekt unik i mbjelljes së flokëve është rëndësia e syrit artistik të kirurgut. Gjatë një konsultimi, doktori do vlerësojë llojin e flokëve dhe modelin e rritjes së tyre, duke përfytyruar vijen e flokëve sa më natyrale. Në momentin që identifikohet drejtimi dhe këndi i rrënjëve të flokëve, ata mbillen më vonë me saktësinë e duhur për të dhuruar një pamje sa më natyrale dhe dinamike. Për të gjetur një doktor vërtetë të talentuar, shikoni fotot para dhe pas të pacientëve të mëparshëm.

Çfarë duhet të merrni parasysh kur kërkoni për një kirurg të famshëm?


Vini re shenjat që ju bëjnë të dyshojnë duke filluar nga kërkimi në internet deri në ditën e konsultimit. Bëni një kërkim të detajuar rreth klinikës dhe lexoni komentet e pacientëve të mëparshëm(akoma më mirë do ishte në faqe interneti të pavarura) Kini kujdes nga reklamat mashtruese siç janë ato rreth klonimit të flokëve apo shtimit të flokëve pa dhimbje. A po konsultoheni në mënyrë individuale me kirurgun? Gjatë konsultave të tjera mjekësore, ju konsultoheni me doktorin personalisht.

Kështu duhet të jetë edhe për procedurën e mbjelljes së flokëve me FUE

  • A janë të specializuar ato vetëm në mbjelljen e flokëve apo kryejnë edhe operacione të tjera të ndryshme?
  • A ju pyesin për shkakun e rënies së flokëve?
  • A jeni ju kandidat i duhur për operacionin e mbjelljes së flokëve?

Fatkeqësisht, jo çdo pacient është kandidat i duhur për operacionin FUE ose FUT( Transferimi i Njësisë Folikulare). Disa sëmundje janë shkaktare të rënies së flokëve ndaj flokët e mbjellur kanë mundësinë të bien përsëri për shkak të asaj sëmundjeje. Sëmundje të tilla janë të lidhura me lëkurën ose infeksione në zonën dhuruese. Rezultati i suksesshëm vjen si pasojë e densitetit të flokëve në zonën dhuruese gjithashtu. Pacientët që kanë flokë të hollë në zonën dhuruese të kokës dhe kanë shumë zona problematike për të mbjellur nuk do arrijnë rezultatet që dëshirojnë. Nëse nuk keni përfitim nga operacionet e mbjelljes së flokëve me FUE apo FUT, metoda të tjera siç janë terapia me shkumën rogaine që parandalon hormonin DHT dhe gjithashtu terapia PRP (plazma e pasur me trombozite).

Fokusi tek çmimet e ulta

Kostoja, sigurisht, ndikon në zgjedhjen tuaj, por siç mund ta keni parë mund të jetë fatale zgjedhja e një çmimi shumë të ulët. Mbjellja e flokëve është diçka e përhershme. Kirurgët më të mirë gjithmonë janë më të kërkuarit dhe pacientët ndjehen të sigurtë me zgjedhjen e tyre. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se ju duhet të tërhiqeni nga një çmim i lartë; kërkimi tjetër që ju kemi parashtruar është treguesi kryesor i cilësisë. Meqënëse shëndetësia kushton,disa shtete tendojnë ta rrisin çmimin e operacioneve për mbjelljen e flokëve. Siç thuhet, çmimi nuk pasqyron domosdoshmërisht cilësinë dhe mund të përfitoni nga shpenzimet mesatare të kujdesit shëndetësor në vende si Turqia, duke u mbështetur edhe në ekspertizën e kirurgut.

Përfundimi

Flokët janë një element shumë i rëndësishëm i pamjes së jashtme. Ajo pasqyron karakterin tonë dhe përcakton se si njerëzit na përgjigjen, dhe anasjelltas se si ne ndërveprojmë me të tjerët, për shkak të ndikimit që ai ka në vetëbesimin tonë. Një transplant i suksesshëm i flokëve mund të ketë një ndikim fantastik në mentalitetin tonë në jetë. Gjithsesi, mund të themi të kundërtën kur bëhet fjalë për një operacion të dështuar. Kuptohet, viktimat mund të përballen me stresin, të bien në depresion dhe të mbyllen në vetvete. Efektet anësore përfshijnë shenja plage, ciste, puçrra dhe irritim të lëkurës. Tashmë e dini se si t’i shmangni këto makthe. Për aq kohë sa ju hulumtoni siç duhet dhe investoni në veten tuaj, mund ta flini mendjen dhe t’i besoni një eksperti për të transformuar pamjen tuaj.

2018-11-30T17:08:51+03:00November 30th, 2018|General|0 Comments