Për individët që kanë përjetuar rënie flokësh ose janë të shqetësuar për rënien e flokëve, tema ‘shkaqet e rënies së flokëve’ dallohet si një nga temat më të kërkuara. Për qëllimet e këtij artikulli, ne do të trajtojmë shkaqet aktuale të rënies së flokëve, si dhe hedhim dritë mbi disa mite që janë krijuar.

Pse meshkujt përjetojnë rënie flokësh?

Rënia e flokëve te meshkujt apo siç quhet ndryshe alopecia androgjenetike është një nga format më të përhapura të rënies së flokëve te meshkujt. Meshkujt kanë tendencën të humbin flokët menjëherë pas pubertitetit. 20% e meshkujve në moshën 20 vjeçare përjetojnë rënie të flokëve. Ndërsa meshkujt në moshën 40 vjeçarë kanë rënie të flokëve 40% dhe meshkujt në moshën 50 vjeçare përjetojnë 50% rënie të flokëve.

1. Gjenetika

Rënia e flokëve te meshkujt është një gjendje gjenetike e cila trashëgohet nga prindërit.

2. Hormonet

Rënia e flokëve mund të shkaktohet gjithashtu nga Dihidrotestosterone ose DHT, një produkt avari i testosteronit të hormonit që është shkaktuar nga enzima 5-alfa reduktazë, duke konvertuar testosteronin në DHT. Rrënjët e flokëve të ekspozuara ndaj DHT-së fillojnë të tkurren dhe faza e rritjes bëhet më e shkurtër.
Rezultati konsiston në flokë të dobët dhe të shkurtër. Pas një periudhe kohe, rrënjët e flokëve do arrijnë një fazë në të cilën nuk do jenë në gjendje të prodhojnë më flokë. Meshkujt vuajnë nga rënia e flokëve kur shumica e rrënjëve të flokëve në një zonë të caktuar ekspozohen ndaj DHT.

Ekzistojnë disa mite rreth shkaqeve të rënies së flokëve të cilat janë përhapur në çdo vend:

Disa nga mitet janë: Mbajtja e një kapele normale(jo shumë të ngushtë për kokën) nuk shkakton rënie flokësh.

Higjene e dobët e lëkurës së kokës: Kjo teori nuk është mbështetur nga asnjë evidencë shkencore. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të thotë që të gjithë meshkujt pa ujë të mjaftueshëm për tu larë janë qerosa.

Larja e shpeshtë e flokëve sjell rënien e tyre: Larja e tyre heq flokët të cilët janë shkëputur nga koka dhe janë gati të bien.

Lyerja e flokëve: Shumë nga bojrat e flokëve përmbajnë kimikate që mund të shkaktojnë dëmtimin e flokëve. Sidoqoftë, ato rrallë sjellin rënien e flokëve.

Përdorimi i produkteve të stilimit të flokëve si xheli i flokëve, spray apo dylli: Produktet e stilimit si xheli i flokëve, shkuma apo dylli, nëse nuk përdoren siç duhet mund të dëmtojnë lëkurën e kokës dhe flokët.Këshillohet përdorimi i tyre vetëm në zonën e flokëve dhe të shmanget kontakti i tyre i menjëhershëm me lëkurën. Për më tepër, produktet kozmotike nuk dëmtojnë rrënjët e flokëve apo shkaktojnë rënie flokësh.

Stres: Stresi mund të sjellë rënie të përkohshme të flokëve. Sidoqoftë, flokët do rriten sërish sapo stresi të kalojë. Përgjithësisht, rënia e flokëve te meshkujt nuk shkaktohen nga stresi.

Përfundimi:

Tanimë keni informacion rreth shkaqeve kryesore të rënies së flokëve te meshkujt. Nëse ju apo dikush që njihni ka filluar të vuajë nga rënia e flokëve, ju inkurajojmë të shkoni te doktori dhe të zbuloni diagnozën dhe planin që ju përshtatet më së miri. Nëse dëshironi të konsultoheni me doktor Serkan Aygin dhe të zbuloni diagnozën tuaj, ju mund të na kontaktoni dhe të lini një takim nëpërmjet adresave të shfaqura në faqen tonë të internetit.