Shumë pacientë vuajnë nga rënia e flokëve dhe mund të ndodhë për shumë arsye. Përgjithësisht është e trashëguar, por mund të jetë dhe për arsye mjekësore ose nga stresi.

Nivelet sipas Norwood Hamilton

Rënia e flokëve ndodh në forma të ndryshme në pacientë të ndryshëm. Në rastin e disa pacientëve, vija e balukes mund të ngjitet deri në mesin e ballit, ndërsa në raste tjera mund të ketë rënie në zonën qëndrore apo rënie të ngadaltë në gjithë zonën e kokës.

Shkaktari kryesor i rënies së flokëve është alocepia gjenetike, shpesh njihet si rënia e flokëve te meshkujt, dhe prek një pjesë të mirë të popullsisë mashkullore në nivele të ndryshme (ndonjëherë edhe femrat) dhe rënia përgjithësisht përshkon këtë rrugëtim, Norwood Hamilton, nivelet në të majtë.

Nëse vuani nga rënia e flokëve, nuk jeni i vetmi, dhe statistikat tregojnë se ata që vuajnë më shumë nga rënia e flokëve janë meshkujt dhe jo femrat. Shumë njerëz që vuajnë nga rënia e flokëve , përballen çdo ditë me këtë problem

Alopecia gjenetike që njihet ndryshe si rënia e flokëve te meshkujt është forma më e përhapur e rënies së flokëve te meshkujt. Rreth 50% e meshkujve vuajnë nga alocepia gjenetike, por koha e rënies së flokëve varet nga klima, gjenet, rutina e përditshme, etj.

Ekzistojnë shumë reklama dhe oferta të ndryshme rreth kurave për të luftuar rënien e flokëve, por në përgjithësi këto kura kanë shumë pak ose asnjë efekt.

Rënia e flokëve ndryshon shumë nga femrat te meshkujt, te këto të fundit rënia e flokëve ndjek një rrugëtim të njohur tashmë dhe prek vetëm folikulat që rriten në kokë.

Ndërsa rënia e flokëve te femrat ndjek një rrugëtim të ndërlikuar dhe mund të prekë folikulat në gjithë kokën.

Pra, siç e thamë pak më parë, rënia e flokëve prek më shumë meshkujt se sa femrat. Meshkujt mund të pësojnë rënie flokësh edhe në moshën 18 vjeçare dhe kjo gjë ndodh jo rrallë.

Rënia e flokëve e cila është gjenetike prek 25% meshkujt nën moshën 30 vjeçare dhe 50% meshkujt nën moshën 60 vjeçare.

Supozohet gjithashtu se 95% e meshkujve kaukazian që vuajnë nga rënia e flokëve, e vënë re këtë fenomen gjatë pubertitetit.

Na Kontaktani