Metoda FUE konsiderohet si një nga metodat më të përhapura në Turqi dhe në rang botëror.
Në mënyrë që t’ju ndihmojmë për të marrë një vendim të duhur, ne kemi përgatitur një listë të shkurtër me pyetjet më të shpeshta rreth teknikës FUE të mbjelljes së flokëve.

A jam kandidati i duhur për ndërhyrjen FUE?

Nëse po e mendoni t’i nënshtroheni mbjelljes së flokëve me metodën FUE, ju duhet doemosmërisht të konsultoheni me një mjek të specializuar.
Kjo është mënyra e vetme për të përcaktuar nëse jeni kandidati i duhur për këtë operacion.
Në mënyrë që të përcaktohet saktë nëse jeni kandidati i duhur për operacion, doktori merr parasysh një sërë faktorësh, si: mosha juaj, historiku mjekësor, faza e rënies së flokëve te ju dhe cilësia e zonës dhuruese.

Sa seanca i duhen një pacienti të interesuar për mbjellje flokësh?

Pacientët duhet të jenë të vetëdijshëm që mund t’i nevojiten më shumë se një seancë FUE mbjellje flokësh gjatë gjithë jetës së tyre.
Kjo varet më së shumti nëse pacienti do ketë rënie të flokëve ekzistues, pra, flokëve që nuk i janë nështruar operacionit.

Sa kohë i duhet një pacienti të shikojë rezultate?

Menjëherë pas operacionit, pacienti do jetë në gjendje të shohë flokë të dendur në zonën ku janë mbjellur flokët.
Sidoqoftë, korja e krijuar në flokët e mbjellur do bie vetëm gjatë 15 ditëve të para dhe flokët e rinj do rriten dukshëm 2-4 muaj pas operacionit.
Në të shumtën e rasteve, rezultatet përfundimtare shfaqen 12-15 muajsh pas operacionit.

A do ndjej dhimbje gjatë mbjelljes së flokëve?

Ne përdorim anestezinë lokale gjatë operacionit që asnjë pacient mos të ndjejë dhimbje.
Shumë rrallë, gjatë operaciomit mund të ndjeni një pickim të lehtë në lëkurën e kokës, por nuk do ndjeni asnjë dhimbje.
Dhe për më tepër, pasi anestezia lokale të jetë larguar nga trupi, ju mund të përjetoni një dhimbje të lehtë koke.

Sa zgjat procedura e mbjelljes së flokëve?

Zgjatja e operacionit varet nga numri i folikulave që do mbillen në zonat problematike. Duke marrë parasysh numrin e folikulave, përgjithësisht operacioni zgjat rreth 8 orë.
Çfarë trajtimesh për flokët rekomandohen pas ndërhyrjes?
Tre ditët e para pas operacionit, ju nuk duhet të prekni flokët e mbjellur.
Për një javë rresht pas operacionit ju nuk duhet të kryeni asnjë sforcim dhe duhet të ndiqni udhëzimet e dhëna nga mjeku. Gjithashtu, për heqjen e kores nga flokët e mbjellur, duke filluar nga dita e tretë pas operacionit, ju do lani flokët sipas udhëzimeve të dhëna nga mjeku.
Ju mund të vizitoni gjithashtu faqen tonë të internetit për më shumë informacion rreth trajtimit të flokëve pas operacionit.