Pas Mbjelljes së Flokëve me FUE

Çfarë duhet të presim?

Nata e parë:

Pas operacionit të mbjelljes së flokëve ju do keni një fasho të vendosur në zonën dhuruese dhe një shirit të zi në zonën ballore për të parandaluar enjtjen e kokës.
Ju do vini re kore të holla në zonën e mbjelljes dhe disa pika të kuqe në zonën dhuruese të cilat do zhduken brenda 15 ditësh.
Ju do mund të ndjeni enjtje, kruarje dhe dhimbje të lehtë gjatë ditëve të para pas operacionit.
Këto simptoma mund të reduktohen nëpërmjet aplikimit të akullit, locioneve zbutës apo ndonjë ilaç të rekomanduar nga doktori.

Dita e Parë:

Ne do sigurohemi që të bëhet pastrimi i kokës pas operacionit, gjithashtu dhe injektimi i PRP-së. Më pas, fashoja do hiqet.

Dita e Tretë:

Ju duhet të filloni larjen e parë; ju mundeni. gjithashtu, ta bëni larjen e parë në klinikën tonë. Ne do ju rekomandojmë një shampo dhe locion dhe do ju shpjegojmë se si të lani flokët për 15 ditë. Larja do ju ndihmojë në heqjen e koreve dhe procesin e rikuperimit.

Dita e Pestë-Shtatë

Flokët e mbjellur do jenë më të forta dhe nuk do mund të bien nëse i prekni. Duhet të shmangni kruarjen. 4-5 ditë pas operacionit, flokët në zonën e mbjellur do fillojnë të bien dhe kjo do zgjasë për 2-3 muaj. Më pas, floku i ri dhe i përhershëm do fillojë të rritet.

Dita e 15- 30të

Pamja juaj do jetë normale pas 2-3 javësh; njerëzit nuk do e kuptojnë që ju keni kryer mbjellje flokësh.

Muaji i Parë- I Tretë

Në këtë periudhë ju do pësoni rënie të flokëve në shok dhe pas kësaj periudhe flokët do fillojnë të rriten.

Muaji i Katërt- I Gjashtë

Në muajin e katërt flokët do fillojnë të rriten akoma më shumë dhe në muajin e gjashtë do vini re rezultatin pothuajse përfundimtar dhe ndryshim të dukshëm të pamjes suaj.

Muaji i 6-12

Flokët do vazhdojnë të rriten dhe të bëhen akoma më të dendura.

Muaji i 12- 18

Gjatë 12-18 muajve pas operacionit ju do shikoni rezultatin përfundimtar të mbjelljes së flokëve. Ju do keni pamjen e flokëve të dendur, të gjatë dhe të trashë. Rezultatin përfundimtar të mbjelljes së flokëve do e shikoni pas 12-15 muajsh në zonën ballore dhe pas 18-20 muajsh në zonën e kurorës.