Udhëzime para operacionit:

Problemet Shëndetësore:

Përpara operacionit, ju lutem na informoni rreth problemeve shëndetësore që keni apo ilaçet që përdorni. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje, ju lutem konsultohuni si fillim me mjekun familjar për kryerjen e operacionit të mbjelljes së flokëve.

Mjekimi:

Pasi të merrni miratimin e mjekut familjar, ju lutem ndaloni pirjen e aspirinës apo çfarëdo lloj ilaçi tjetër që mund të hollojë gjakun tre ditë para operacionit.

Një Ditë Para Operacionit:

Mos pini alkool: Përdorimi i alkoolit mund të ndikojë në përhapjen e anestezisë lokale që do injektohet gjatë operacionit. Mos pini duhan: Pirja e duhanit ngadalëson qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës. Të paktën një ditë para operacionit dhe një javë pas tij, ne ju rekomandojmë të mos pini duhan: pirja e duhanit ngushton venat e gjakut & dobëson flokët e mbjellur.

Dita e Procedurës:

Çfarë duhet të veshim gjatë operacionit?

Ne ju rekomandojmë të vishni një bluzë me kopsa ose shumë të gjërë në zonën e qafës. Ju duhet të shmangni prekjen e folikulave pas operacionit. Procedura zgjat rreth 6 orë në varësi të numrit të rrënjëve të flokëve që do mbillen. Ju rekomandojmë të visheni sa më rehatshëm në ditën e operacionit.

Si të përgatitemi për operacionin e mbjelljes së flokëve?

Bëni një dush dhe kujdesuni për higjenën personale. Paraqituni në spital me stomakun plot. Pushoni sa më mirë para operacionit të mbjelljes së flokëve.

Gjatë Operacionit të Mbjelljes së Flokëve:

Nuk lejohet asnjë shoqërues në dhomën e operacionit. Ne do i mirëpresim shoqëruesit tuaj në dhomën e pritjes. Mos përtypni çamçakëz dhe përpiquni mos të flisni shumë gjatë operacionit. Shmangni përdorimin e telefonit gjatë operacionit.