Në klinikën e doktor Serkan Aygin, mbjellja e flokëve kryhet vetëm me metodën FUE si pasojë e faktit që një numër i madh folikulash nxirren dhe mbillen në vetëm një seancë. Njerëzit e kanë luksin të kthehen në jetën e tyre të përditshme menjëherë pas operacionit. Mbjellja e flokëve shoqërohet me PRP sepse PRP bën që indet të shërohen shumë shpejt. Folikulat rrojnë gjatë dhe përshtaten me zonën ku janë mbjellur.

PRP-ja është nxjerrja një tubi gjak nga pacientët tanaë. Gjaku hidhet në tube të veçanta dhe çentrifugohet për të ndarë qelizat e kuqe të gjakut nga trombocitet, kjo e fundit e cila është plazma. Trombocitet injektohen më vonë në rrënjët e flokëve me gjilpëra të vogla. Kjo “ndez” qarkullimin e gjakut dhe ndarjen e qelizave, e cila bën gjithashtu që folikulat e dobëta të rikuperohen.

Terapia PRP nuk ka asnjë lloj efekti anësor përderisa nuk përdoret asnjë lloj ilaçi apo kimikate. Pacienti mund të ndjejë irritim dhe lëkura do jetë më sensitive pas terapisë, por kjo ndjesi zhduket brenda disa orësh. Pas ndërhyrjes, pacienti nuk duhet të kryejë asnjë ushtrim fizik apo të bëjë dush për 24 orë me rradhë.