Mbjellja e Mjekrës

/Mbjellja e Mjekrës
Mbjellja e Mjekrës2018-08-08T11:08:23+03:00

Mbjellja e mjekrës dhe e mustaqes është një procedurë që kryhet te meshkujt që vuajnë nga rënia e flokëve të mustaqeve apo nuk mund të rrisin dot një mjekër. Ashtu si flokët, edhe mustaqet apo mjekra luajnë rol të rëndësishëm në pamjen e një mashkulli. Mbjellja e mjekrës dhe mustaqeve është zgjidhja më e mirë për rënien e qimeve të shkaktuar te meshkujt nga testosteroni, për meshkujt që dëshirojnë mjekër apo mustaqe të dendur. Ju do mund ta rifitoni flokun tuaj të fytyrës pas procedurës së mbjelljes së mjekrës.

Mbjellja e Mjekrës dhe Mustaqeve me FUE

Nëse bëhet fjalë për mbjellje mjekre, klinika e Dr Serkan Aygin është një nga klinikat më të njohura në Turqi. Pacientët kanë të njëjtat përfitime nga metoda e FUE që përdor në mbjelljen e mjekrës ashtu si ajo që përdoret në mbjelljen e flokëve. Nëpërmjet metodës mikro FUE, rrënjët e flokëve nxirren nga zona e pasme e kokës midis dy veshëve dhe mbillen në zonën e mjekrës. Këto lloj operacionesh kryhen nën anestezinë lokale, dhe ashtu si në mbjelljen e flokëve, nuk do ndjeni asnjë dhimbje të madhe. Nuk do keni asnjë plagë apo shenjë pas operacionit.

Fazat e Operacionit të Mbjelljes së Mjekrës dhe Mustaqes

Konsultimi: Procedura fillon me ekzaminimin nga doktori si në çdo operacion tjetër.

Dy faktorë kryesore vihen re gjatë konsultimit: Së pari, për sa folikula ka nevojë zona problematike dhe së dyti, sa folikula mund të marrim nga zona dhuruese.

Operacioni: Drejtimi i fijeve të flokut të mjekrës merret parasysh gjatë procedurës për të arritur një rezultat sa më natyral. Kemi të bëjmë me dy pjesë kryesore të procedurës së mbjelljes së mjekrës, ashtu si në mbjelljen e flokëve; nxjerrja e rrënjëve të flokëve dhe mbjellja e tyre në zonën problematike. Zona dhuruese do jetë zona e pasme dhe midis veshëve dhe do mbillen individualisht nëpërmjet metodës FUE të doktor Serkan Aygin.

Pastrimi & PRP: Ditën e nesërme pas operacionit, pacientit do i hiqet fashoja dhe do i injektohet prp plazma. Përpara se të largoheni nga klinika, do ju informojmë rreth çdo udhëzimi që duhet të ndiqni pas operacionit dhe do ju shpjegojmë larjen e flokëve gjithashtu.