Vetullat janë një tipar shumë dallues në fytyrën e një njeriu. Të shumta janë arsyet pse vetullat ndalen së rrituri, duke filluar nga heqja e tyre në të njëjtin vend për një kohë të gjatë, duke vazhduar me kimioterapinë, sëmundje të lëkurës, makiazh të rëndë, etj. Mbjellja e vetullave nevojitet në rast se vetullat nuk rriten për një periudhë 1-2 vjeçare. Operacionet e mbjelljes së vetullave kryhen për të rifituar qimet e rëna në vetulla. Nëpërmjet kësaj ndërhyrje, pacientët mund të fitojnë pamjen e tyre natyrale të vetullave të trasha dhe të bukura.

Mbjellja e Vetullave me FUE

Në fushën e mbjelljes së flokëve, mbjellja e vetullave meriton më shumë vëmendje nga të gjitha. Gjatë operacionit të mbjelljes së flokëve me FUE, është me rëndësi arritja e rezultatit natyral dhe realist. Meqënëse vetullat janë tipare shumë të rëndësishme të fytyrës, mbjellja duhet bërë në drejtimin e duhur dhe forma e vetullave krijohet me shumë kujdes nga një specialist. Operacioni i mbjelljes së vetullave në klinikën e Dr Serkan Aygin kryhet me metodën FUE ashtu si të gjitha operacionet e mbjelljes së flokëve.

Fazat e Mbjelljes së Vetullave:

Konsultimi:

Forma e vetullave vendoset gjatë konsultimit.

Operacioni:

Operacioni i mbjelljes së vetullave kryhet nën anestezinë lokale. Gjatë operacionit të mbjelljes së vetullave nëpërmjet metodës FUE të doktor Serkanit, këto folikula në zonën e pasme të qafës nxirren me pinceta shumë të holla dhe nëpërmjet një makinerie mikroskopike ato mbillen me kujdes në zonën problematike. Operacioni zgjat 2-3 orë.

Pastrimi & PRP:

Ditën e nesërme pas operacionit, ne kryejmë pastrimin e plagës dhe injektojmë PRP-në.

Kush janë kandidatët e duhur për Mbjelljen e Vetullave?

Individët të cilët kanë pësuar rënie të pjesshme apo të plotë të qimeve të vetullave janë kandidatët e duhur për operacionin.

Rezultatet:

Qimet e vetullave do fillojnë të rriten brenda 3 muajsh. Rezultati final do vihet re pas 6-8 muajsh.