Çfarë është mbjellja e flokëve me metodën FUE dhe bisturitë Safir?

Zhvillimi i teknologjisë, i cili po vihet re çdo ditë e më tepër, sjell dhe inovacione në metodat e mbjelljes së flokëve si dhe në trajtimet e rënies së tyre. Metoda FUE, e cila konsiderohet si një nga metodat më moderne dhe më të përdorurat e cila sjell rezultate natyrale, tanimë është akoma më e suksesshme për përdorimin e bisturive safir në mbjelljen e flokëve.

Mbjellje flokësh pa dhimbje dhe pa gjilpëra, duke mos ua prishur rehatinë!

Gjatë operacionit, para se të nxjerrim folikulat nga zona dhuruese dhe para se të krijojmë zonën ku do mbillen ato, ne përdorim anestezinë lokale në zonat përkatëse. Anestezia merr më shumë kohë të kryejë efektin e saj kur injektohet nëpërmjet gjilpërave. Ndjesia që përjetohet gjatë injektimit të anestezisë është disi jo e rehatshme për pacientët. Tani është e mundur të kryejmë mbjelljen e flokëve me aparatura pa gjilpëra të specializuara për anestezinë lokale. Këto aparatura të veçanta nëpërmjet shtypjes përçojnë anestezinë në shtresa të thella të lëkurës. Anestezia lokale është efektive akoma dhe më shpejt me injektimin pa gjilpërë se sa me gjilpërë. Për këtë arsye, pacientët ndjehen më mirë me këtë metodë injektimi të anestezisë. Përçimi i lëngut të anestezisë i kryer nëpërmjet kësaj metode bën që anestezia të përhapet në gjithë zonën e kokës edhe akoma më thellë se nëpërmjet gjilpërave. Pacientët që i tremben dhimbjes së injeksioneve të anestezinë tanimë fare mirë mund të kryejnë mbjelljen e flokëve falë metodës pa gjilpëra të anestezisë lokale.

Dallimi midis metodës klasike FUE dhe asaj Safir për sa i përket hapjeve të vrimave në zonën e mbjelljes së flokëve

FUE, metodë e cila kryhet duke përdorur bisturi të bëra nga një gur i çmuar i quajtur safir, përkufizohet si përdorimi i bisturive të veçanta safir në vend të bisturive prej çeliku gjatë procesit së hapjes së vrimace në zonën ku do mbillen flokët. Mbjellja e flokëve FUE nëpërmjet bisturive Safir nuk është një metodë e re, është thjesht një risi në të njëjtën metodë FUE. Bisturitë janë të krijuara për të minimizuar formimin e koreve në lëkurën e flokëve dhe për të përshpejtuar procesin e rikuperimit nëpërmjet hapjes së vrimave më të vogla në zonën e mbjelljes së flokëve. Gjatë metodës FUE e kryer nëpërmjet pajisjeve Safir, pasi pacientit i injektohen anestezia lokale, rrënjët e flokëve nxirren nga zona dhuruese një nga një duke përdorur pinceta mikroskopike me 0,6-0,7-0,8 milimetra.
Gjatë metodës FUE, rrënjët e flokëve të nxjerra duhet të mbillen në zonën e krijuar për mbjelljen e tyre. Këto vrima të krijuara kanë efekt kryesor në dendësinë, drejtimin dhe këndin e rrënjëve të flokëve, këto të fundit të cilat përcaktojnë pamjen natyrale të flokëve tuaj pas operacionit.

Për këtë arsye, hapja e vrimace konsiderohet si një proces shumë i rëndësishëm gjatë mbjelljes së flokëve. Mënyra më e mirë për të krijuar vrimat mikroskopike është nëpërmjet përdorimit të pajisjeve safir. Rrënjët e flokëve mbillen në këto vrima të krijuara. Vrimat e vogla të cilat kanë të njëjtat parametra si rrënjët e flokëve, krijohen nga pajisje prerëse dhe të forta Safir në madhësi 1,0-1,3-1,5 mm. Si pasojë. do jenë krijuar më shumë vrima duke bërë të mundur kështu që rrënjët të mbillen më pranë njëra-tjetrës. Disa qendra të mbjelljes së flokëve pretendojnë se mund të mbjellin rreth 65-70 njësi folikulare për centimetër dhe në këtë mënyrë pacienti do kishte një pamje të flokut sa më natyrale. Asnjë nga llojet e pajisjve, ato celiku apo ato safir, nuk mund ta arrijnë këtë gjë.

Sepse, që të krijohet pamja natyrale e flokëve, folikulat duhet të mbillen duke marrë parasysh këndin e duhur dhe drejtimin e rritjes së flokëve. Nëse do mbilleshin 65-70 njësi folikulare për centimetër. do ishte e pamundur të përftuarit e pamjes natyrale të flokëve, pasi hapja e vrimave në përputhje me drejtimin e duhur të rritjes së flokëve do pengohej nga ajo lloj dendësie. Këndi natyral i rritjes së flokëve është 40-45 gradë. Nëse folikulat mbillen në drejtim të pingultë, për të fituar më shumë dendësi, në fakt do krijojë një pamje jo të këndshme dhe rezultate jonatyrale.

Avantazhet e përdorimit të pajisjeve Safir në vend të pajisjeve prej çeliku:

  • Për shkak të cilësive si sipërfaqje e sheshtë, antibakteriale, e saktë dhe e fortë, përdorimi i pajisjeve Safir gjatë procesit të hapjes së vrimave, dridhja e pajisjes zvogëlohet dhe në këtë mënyrë komplikimet si trauma apo demtimi i indeve pakësohen gjithashtu.
  • Në krahasim me pajisjet prej çeliku: FUE që kryhet nëpërmjet bisturive Safir sjell më shumë dendësi të flokëve si rezultat, dhe kështu bëhet më e lehtë për pacientët që vuajnë nga rënia e flokëve e gradës së fundit për të marrë vendimin e kryerjes së operacionit.
  • Përdorimi i pajisjeve Safir sjell më shumë dendësi, duke krijuar kështu një pamje akoma më natyrale të flokëve tuaj.
  • Në krahasim me pajisjet prej çeliku, pajisjet Safir lejojnë injektimin e një lëngu që ndihmon në fryrjen e lëkurës të kokës përpara se të krijohen vrimat. Si rezultat, ky lloj lëngu largohet më shpejt nga trupi duke e bërë kështu fazën e rikuperimit më të lehtë për pacientët.
  • Për aq kohë sa vrimat e krijuara gjatë procesit të mbjelljes do jenë në madhësi më të vogël, indet do mund të shërohen më shpejt dhe më e rëndësishmja, sipërfaqja ku janë mbjellur flokët do jetë e sheshtë.
  • Përderisa hapja e vrimave bëhet në parametrat e njëjtë me rrënjët e flokëve, nuk është e mundur që folikulat të zhvendosen apo të ndryshojnë këndin e tyre pas procesit të mbjelljes së flokëve.

Kur metoda është shumë e njohur dhe e pranuar nga të gjithë, faza vijuese e cila presin të gjithë njerëzit nga kjo metodë është rezultati perfekt nga cilësia e operacionit.
Sigurisht që ndër vite, operacionet e mbjelljes së flokëve kanë kaluar në të njëjtën rrugë. në atë të zhvillimit dhe janë transformuar deri në atë fazë sa pacientët të përftonin pamjen perfekte.
FUE; metoda e mbjelljes së flokëve e cila është përdorur që nga viti 2014 është shndërruar në një nga metodat më të përhapura në botë për mbjelljen e flokëve.
Tanimë ka ardhur koha të fokusohemi në përmbushjen e pritshmërive të pacientëve dhe t’i prioritizojmë nevojat e tyre në lidhje me cilësinë dhe perfeksionin. Këto pritshmëri rreth një operacioni cilësor dhe perfekt janë arritur nëpërmjet përdorimit të metodës FUE me bisturitë Safir.
Metoda FUE, me pajisjet Safir, e cila kryhet në klinikën e Dr Serkan Aygin, ofron rezultate natyrale, të suksesshme dhe tepër të bukura për syrin. Nëse doni të merrni më shumë informacion rreth metodës FUE me pajisje Safir, ose nëse dëshironi të konsultoheni me doktorin, ju lutem na kontaktoni!