Mbjellja e Flokëve

Mbjellja e flokëve përkufizohet si ‘zgjidhja e përhershme për rënien e flokëve’. Operacion i mbjelljes së flokëve është një ndërhyrje e vogël kirurgjikale e cila kryhet në një ambjent spitalor. Përkufizimi ndërhyrje e vogël kirurgjikale do të thotë se gjatë operacionit nuk ndërhyhet shumë kirurgjikisht, aq sa në një operacion tradicional. Mbjellja e flokëve është një zgjidhje efektive dhe e përhershme për pacientë që vuajnë nga rënia e flokëve, ose siç njihet ndryshe: ‘alopecia androgjenetike’. Përveç kësaj, pacientët që kanë shenja nga lindja apo kanë humbur flokë për shkak të ndonjë sëmundjeje mund t’i nënshtrohen gjithashtu një operacioni të tillë.

Mbjellja e flokëve me metodën FUE

Metodat e mbjelljes së flokëve kanë ndryshuar ndër vite, por vetëm pas viteve 1990 mund të merrnin formën që kanë sot dhe që përdoren në gjithë botën.
Mbjellja e flokëve me metodën FUT u krijua në vitet 90 dhe u zëvëndësua nga metoda FUE e cila u shpik në fillimet e viteve 200 dhe u bë e njohur në 2005.
Edhe pse kjo metodë ka pësuar disa ndryshime duke u përmirësuar më shumë, parimet e FUE-së mbeten të njëjtat.
Në ditët e sotme, kjo teknikë konsiderohet si teknika e artë e mbjelljes së flokëve.

Teknika më e avancuar e mbjelljes së flokëve është teknika FUE.

Në ditët e sotme, njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve mund të fitojnë flokët e humbur nëpërmjet metodës së artë FUE.
Karakteristika kryesore e teknikës FUE është mos lënia e shenjave dhe kohë e shkurtër rikuperimi pas operacionit.
Niveli i suksesit është rritur gjithashtu për shkak të përparimeve të pajisjeve mjekësore që përdoren në metodën FUE.
FUE mund të kryhet nëpërmjet pajisjeve të ndryshme.

Për këtë arsye, kjo teknikë njihet me emra të ndryshëm, si:

  • FUE klasike (nëpërmjet mikro motorave)
  • FUE robotike
  • Teknika DHI (FUE e kryer nëpërmjet pajisjeve Choi)
  • FUE Safır (FUE nëpërmjet bisturive Safir)

Për shembull, mbjellja e flokëve e cila kryhet me bisturitë Safir, e cila është bërë e njohur së fundmi, sjell rezultate më të suksesshme. Kjo ndodh për arsye se hapja e vrimave e cila kryhet nëpërmjet bisturive të cilat janë krijuar nga guri i çmuar safir lë shërohet më shpejt dhe nuk ka shenja të dallueshme.

Mbjellje flokësh pa dhimbje dhe pa gjilpëra, duke mos ua prishur rehatinë!

Gjatë operacionit, para se të nxjerrim folikulat nga zona dhuruese dhe para se të krijojmë zonën ku do mbillen ato, ne përdorim anestezinë lokale në zonat përkatëse. Anestezia merr më shumë kohë të kryejë efektin e saj kur injektohet nëpërmjet gjilpërave. Ndjesia që përjetohet gjatë injektimit të anestezisë është disi jo e rehatshme për pacientët. Tani është e mundur të kryejmë mbjelljen e flokëve me aparatura pa gjilpëra të specializuara për anestezinë lokale. Këto aparatura të veçanta nëpërmjet shtypjes përçojnë anestezinë në shtresa të thella të lëkurës. Anestezia lokale është efektive akoma dhe më shpejt me injektimin pa gjilpërë se sa me gjilpërë. Për këtë arsye, pacientët ndjehen më mirë me këtë metodë injektimi të anestezisë. Përçimi i lëngut të anestezisë i kryer nëpërmjet kësaj metode bën që anestezia të përhapet në gjithë zonën e kokës edhe akoma më thellë se nëpërmjet gjilpërave. Pacientët që i tremben dhimbjes së injeksioneve të anestezinë tanimë fare mirë mund të kryejnë mbjelljen e flokëve falë metodës pa gjilpëra të anestezisë lokale.

Procesi i mbjelljes së flokëve

Çdo teknikë e përdorur në mbjelljen e flokëve përshkon disa faza themelore, dhe këto janë:

1. Nxjerrja e rrënjëve të flokëve

  • FUT: nxjerrja bëhet nëpërmjet prerjes së lëkurës së kokës e cila përmban rrënjë flokësh.
  • FUE: nxjerrja e rrënjëve të flokëve një nga një

2. Hapja e vrimave
3. Mbjellja e rrënjëve të flokëve

Nxjerrja e folikulave

Sigurimi i një suksesi të konsiderueshëm estetik gjatë procesit të mbledhjes së folikulave i atribuohet tipareve dalluese të teknikës FUE. Kjo është risia që e ka bërë teknikën FUE kaq popullore dhe më të preferuar se teknika FUT. Teknika FUT konsiston në prerjen e një pjesë lëkure në zonën e pasme të kokës e cila është e mbushur me rrënjë flokësh të cilat nxirren më pas, ndërsa në teknikën FUE rrënjët nxirren një nga një direkt nga lëkura në kokë nëpërmjet hapjeve të vrimave të vogla. Në këtë mënyrë eliminohet rreziku i lëndimit.

Në varësi të rrënjëve të flokëve, me rëndësi është përdorimi i pincetave me diametër 0.7 mm -0,9mm ose nëse folikulat përbëhen nga 3-4-5 qime flokësh, duhen përdorur pinceta me diametër 1,0 mm. Mprehtësia e gjilpërave si dhe fakti që përdoren vetëm një herë janë elementet që ushtrojnë një ndikim të konsiderueshëm në suksesin e operacionit. Një faktor tjetër i rëndësishëm është nxjerrja e folikulave me saktësi ekzakte për të mënjanuar kështu çdo dëmtim të tyre. Për shembull, nëse personi që po kryen mbjellje flokësh ka flokë shumë të dredhur, duke përdorur një shpuese të lakuar të quajtur ‘u-graft’ gjatë procesit të nxjerrjes së folikulave rreziku i dëmtimit të tyre mund të eliminohet. “Që të gjithë këta elemente janë përshtatje të hollësishme të planifikuara nga doktori që para operacionit të cilat përshtaten në mënyrë specifike për gjendjen e çdo pacienti.”

Përgatitja e zonës ku do bëhet mbjellja

Në teknikën klasike FUE prerjet krijohen duke përdorur presa çeliku. Me këto presa çeliku, prerjet bëhen me një saktësi ekzakte duke konsideruar drejtimin e natyrshëm të rritjes së flokut. Kjo do t’iu japë mundësi fijeve të reja të flokut të rriten në drejtimin e tyre të natyrshëm. Ndërsa bëhen prerjet në zonën e lëkurës ku do të mbillen flokët është shumë e rëndësishme të ndiqet drejtimi dhe këndi i flokëve ekzistues në atë zonë. Teknika FUE përdor presa çeliku për krijimin e prerjeve në lëkurën ku do të mbillet floku. Gjatë operacionit pasi janë krijuar qindra prerje prerëset e çelikut duhet të zëvendësohen me të reja. Nga ana tjetër, një problem i tillë nuk shfaqet me presat FUE prej safiri, për shkak se ato janë më të lëmuara dhe më të mprehta. Për çdo pacient, në varësi të trashësisë së gjëndërzave të flokëve nevojiten vetëm disa presa. Sërish, presat duhet të përdoren vetëm në një pacient gjatë një procedure të vetme. Pra, edhe njëherë, presa duhen përdorur një herë të vetme për një pacient gjatë vetëm një procedure.

Mbjellja e Rrënjëve të Flokëve

Faza finale që është mbjellja e rrënjëve të flokëve është procesi i mbjelljes së folikulave njëra pas tjetrës me një kënd prej 40-45 gradë, brenda prerjes që është bërë në drejtimin e duhur dhe që lejon vendosjen e saktë. Që të trija fazat kanë teknika të caktuara dhe specifike dhe sigurisht që teknika më e rëndësishme në të gjitha fazat është eksperienca. FUE është teknika e mbjelljes së flokut që nuk lë shenja dhe as nuk ka nevojë për qepje. FUE kryhet me presa safiri; një metodë kjo që konsiderohet si versioni i avancuar i Nxjerrjes së Njësive Folikulave (Follicular Unit Extraction) që njihet si teknika FUE kryhet në Klinikën e Dr. Serkan Aygin.

Bazat e Mbjelljes së Flokëve

  • Individët e moshës 20 deri 60 vjeç mund të kryejnë mbjellje flokësh
  •  Pacienti që do të kryejë mbjellje flokësh ka nevojë vetëm për 3 ditë përgatitje para operacionit dhe për ta marrë veten.
  • Edhe pse kohëzgjatja e operacionit varet nga numri i fijeve të flokëve që do të mbillen zakonisht ai zgjat 6 deri 8 orë.
  • Në mënyrë që të reagojmë ndaj komplikacioneve të mundshme operacioni duhet të kryhet në një spital që i ka të gjitha pajisjet.
  • Një procedurë mbjelljeje floku kryhet me një doktor dhe të paktën 3 teknikë mjekësorë.

Për të parë rezultatet përfundimtare të rritjes së flokut mund të kërkohen 6 deri 18 muaj. Duke filluar nga dita pas operacionit pacienti mund të presë të shohë rritje deri në muajin e 18-të.

7 Fazat e Procesit të Mbjelljes së Flokëve

  1. Konsultimi: Kjo është faza kur doktori zhvillon planin e operacionit të pacientit dhe krijon modelin e vijës së flokëve.
  2. Përgatitja: Kjo fazë përfshin procesin e sterilizimit të zonës së operimit dhe aplikimit të anestezisë lokale.
  3. Nxjerrja: Procesi i nxjerrjes së rrënjëve të flokut nga zona dhuruese e pacientit.
  4. Krijimi i zonës së mbjelljes: Ky është procesi i krijimit të zonave të mbjelljes duke ndjekur drejtimin e zonave të flokëve ekzistues.
  5. Mbjellja: Ky është procesi i vendosjes së rrënjëve në zonat e mbjelljes në këndin dhe drejtimin e duhur.
  6. Procesi pas operacionit: Kjo fazë përfshin proceset e mjekimit të plagëve në zonën e mbjelljes dhe terapinë PRP për të përshpejtuar procesin e shërimit të zonës së operuar.
  7. Kujdesi dhe larja e flokëve pas operacionit: Ky është procesi i larjes që duhet të kryhet për 15 ditë. Si zona dhuruese ashtu dhe ajo e mbjellë do jenë të ndjeshme gjatë kësaj faqe, prandaj është e rëndësishme që procesi i larjes të kryhet me shumë kujdes.

Avantazhet e teknikës FUE

  • Mbjellja e flokëve mund të rezultojë në një pamje më të plotë dhe të natyrshme.
  • Është zgjidhja e përhershme për trajtimin e humbjes mesatare apo të madhe të flokëve.
  • Është teknikë e rehatshme që është krijuar për t’i shkaktuar sa më pak rehati pacientit dhe për të mos lënë asnjë plagë të dukshme pas procedurës.
  • Teknika e mbjelljes së flokut FUE u ofron pacientëve kohë më të shpejtë ripërtëritjeje. Ata mund t’i kthehen rehatshëm rutinës së përditshme dhe kanë mundësi të udhëtojnë një ditë pas procedurës.
  • Me planin e duhur të operacionit zonës dhuruese nuk do t’i shkaktohet asnjë dëmtim dhe nuk ka për të pasur ndryshim në dukje edhe pas disa operacioneve.
  • 98% e rrënjëve të mbjella do të rriten si floku normal.

Mbjellja e Flokëve në Klinikën e Dr. Serkan Aygin

Klinika e Dr.Serkan Aygın është klinikë e famshme për mbjelljen e flokut në Turqi e cila kryen procedura të mbjelljes së flokut dhe ofron trajtime të rënies së flokut për pacientë nga e gjithë bota. Për 22 vjet Dr. Serkan Aygin dhe stafi i tij kanë qenë duke kryer vetëm procedura për mbjelljen e flokëve dhe kanë ofruar trajtime për rënien e flokëve. Karakteristika e pashoqe ku mbështetet doktori dhe klinika janë: Niveli i lartë i specializimit dhe eksperiencës në fushën e ripërtëritjes së flokëve, pjesëmarrja në konferenca ndërkombëtare si folës dhe pjesëmarrës dhe kryerja e procedurave të mbjelljes së flokut për njerëz që vijnë nga më shumë se 50 vende të ndryshme.

Cilat janë pikat kryesore të suksesit të FUE?

Ne besojmë që faktorët më të rëndësishëm për sukses janë:

Eksperienca

22 vjet eksperiencë në kryerjen e procedurave të mbjelljes së flokëve për mijëra pacientë na ka dhënë një njohuri të jashtëzakonshme për të kuptuar nevojat e pacientëve tanë. Eksperienca na ndihmon të identifikojmë si duhet pacientët dhe të sigurohemi që të pranohen për procedurën e duhur si dhe për të gjetur praktikën më të mirë të FUE.

Profesioni

Operacionet e mbjelljes së flokëve duhet të kryhen vetëm nga doktorët e specializuar. Njerëzit mund të kenë kushte të ndryshme shëndetësore dhe probleme të ndryshme me rënien e flokut; një doktor i specializuar mund të ekzaminojë dhe të bëjë diagnostikimin e duhur. Si dermatolog Dr. Serkan Aygin mund të përcaktojë përshtatshmërinë e pacientit për operacion duke marrë në konsideratë gjendjen e tyre të ndryshme të humbjes së flokut dhe t’iu sigurojë atyre të gjitha udhëzimet e hollësishme për çfarë duhet bërë dhe çfarë duhet evituar para, gjatë dhe pas operacionit. Një specialist kujdeset për shëndetin e pacienit të vet dhe jo vetëm për rezultatin përfundimtar të procedurës së mbjelljes së flokut.

Arti

Për një rezultat të suksesshëm dhe me pamje të natyrshme të mbjelljes së flokëve projektimi i vijës së flokëve duhet të jetë sa më i natyrshëm dhe të përputhet me formën dhe pamjen e fytyrës së pacientit. Kjo gjë kërkon eksperiencë dhe aftësi estetike.

Kuptimi i pacientit

Pika e nisjes së operacionit është ekzaminimi mjekësor. Në këtë fazë, është e rëndësishme të kuptohet pacienti në mënyrë që të kryhet një analizë e nevojave dhe të zhvillohet një plan i mirë operacioni. Në Klinikën e Dr. Serkan Aygin ne gjithmonë veprojmë në përputhje me këto parime.

Faktorë shtesë që rritin suksesin e mbjelljes së flokëve

Për individët që kanë problem me rënien e flokut mbjellja e flokut mund të ketë nevojë edhe për burime të tjera.
Për shembull, nëse floku i dhuruar që merret nga pjesa e pasme e kokës nuk mjafton për të mbuluar zonat ku ka rënë floku, gjasat për një mbjellje të suksesshme të flokut janë të pakta. Për këtë arsye, në mënyrë që të kryhet një operacion edhe më i suksesshëm i mbjelljes së flokut përdoren edhe rrënjë floku nga pjesë të tjera të trupit të pacientit.

Mbjellje me qime nga mjekra

Mbjellja e flokëve duke përdorur rrënjë të nxjerra nga mjekra zakonisht kryhet në rastet kur pacienti nuk ka mjaftueshëm rrënjë në zonën dhuruese në kokë dhe kur zonat me flokë të rënë janë tepër të mëdha për t’u mbuluar. Rrënjët e flokut nga mjekra vazhdojnë të rriten për një kohë më të gjatë dhe pas pjesë së pasme të kokës janë alternativë e shkëlqyer për burim dhurues për mbjelljen e flokëve. Qimet e mjekrës janë më të trash\a se rrënjët e flokëve në zonën e pasme të kokës. Për këtë arsye, për të siguruar volum më të mirë në zonat e mbjella rrënjët e flokut të nxjerra nga mjekra mbillen në mes të zonës por ato mund të mos jenë zgjedhja më e mirë për ripërtëritjen e pjesëve ballore të flokut.

Mbjellje me qime nga trupi

Për burrat që që planifikojnë të kryejnë një mbjellje flokësh qimet e trupit konsiderohen si burimi i tretë i rrënjëve të flokëve. Nëse rrënjët e nxjerra nga pjesa e pasme e kokës dhe nga mjekra nuk mjaftojnë për të mbuluar pjesët pa flokë mes të tjerave mund të konsiderohen edhe qimet nga gjoksi si burim i mirë alternativ për rrënjët e flokëve për mbjellje. Ka dy arsye bazë pse qimet e trupit konsiderohen si burimi i tretë shtesë dhurues për mbjelljen e flokëve. Arsyeja e parë është që rrënjët e qimeve nga trupi dhe në mënyrë të veçantë nga gjoksi kanë një strukturë të ngjashme me rrënjët nga mjekra; ato janë të trasha dhe përmbajnë një apo dy fije floku. Kurse arsyeja e dytë është që faza e rritjes së qimeve të trupit është shumë më e shkurtër dhe qimet e trupit janë edhe më të shkurtra. Duke marrë këto arsye parasysh rrënjët që nxirren nga gjoksi nuk mund të përdoren në ripërtëritjen e flokëve ballorë. Pacientët kanë arritur rezultate natyrale, të suksesshme dhe të kënaqshme me “Mbjelljen e Flokëve” të kryer nga Klinika e Dr. Serkan Aygin. Nëse po konsideroni një mbjellje flokësh ose dëshironi të merrni më tepër informacion rreth mbjelljes së flokëve mos hezitoni të na kontaktoni.

Hapat e Mbjelljes së Flokëve

1.Përgatitja

1. Përgatitja

Pastrimi i zonës dhuruese dhe injektimi i anestezisë lokale

2. Nxjerrja e njësisë folikulare

2. Nxjerrja e njësisë folikulare

Folikulat nxirren një nga një nga zona dhuruese

3. Hapja e vrimave

3. Hapja e vrimave

Vrimat hapen në zonën ku do mbillen flokët

4. Mbjellja

4. Mbjellja

Mbjellja e njësive folikulare në vrimat e zonës përftuese

Mbjellja e flokëve me metodën FUE dhe terapia PRP

Klinika jonë punon me specialistë të njohur në këtë fushë. Për vite me rradhë, kemi kryer operacione të ndryshme për mbjelljen e flokëve duke iu përgjigjur çdo nevoje te meshkujt apo femrat.

Zona ballore, qëndrore dhe ajo e kurorës të kokës janë zonat ku flokët nevojiten më shumë, por mbjellja e flokëve mund të kryhet dhe në zona më të vogla siç janë vetullat apo mjekra.

Operacionet variojnë nga ndërhyrje shumë të vogla kozmetike si ndryshimi i vijes së balukes dhe deri në mbjelljen e flokëve në një zonë shumë të madhe të kokës.

Operacioni i mbjelljes së flokëve pasuron zonat ku floku nevojitet duke i nxjerrë këto të fundit në zonat e pasura me to. Folikulat e mbjellura fillojnë procesin e rritjes menjëherë brenda 24 orësh duke prodhuar kështu flok natyral.

Mbjellja e flokëve është një zgjidhje e përhershme për një flok të ri. Mbjelljen e flokëve nuk mund ta quajmë kurë për rënien e flokëve por një ndërhyrje që përfshin transplantimin e folikulave nga një zonë në një tjetër.

ÇFARË ËSHTË METODA FUE? SI FUNKSIONON?
ÇFARË ËSHTË TERAPIA PRP? SI FUNKSIONON AJO?
MË SHUMË INFORMACION RRETH METODËS FUE & TERAPISË PRP

Duke shqyrtuar fotot të niveleve të rënies së flokëve sipas Norwoo Skalan, ju mund të përcaktoni nivelin e rënies së flokëve tuaj.

Niveli i parë: Pacienti vuan nga një rënie e lehtë e flokëve dhe në këtë rast nuk rekomandohet operacioni.

Niveli i dytë: Rënia e flokëve fillon në zonën ballore anash dhe kjo mund të zgjasë disa vite. Kur ky nivel përkeqësohet , rekomandohet mbjellja e flokëve me rreth 1500-2000 folikula.

Niveli i tretë:Në këtë gradë, rënia e flokëve ka vite që ka filluar dhe rekomandohet mbjellja e flokëve me 2000-2500 folikula.

Niveli i katërt: Rënia e flokëve vazhdon në zonën e kurorës dhe akoma më shumë në zonën ballore. Në këtë gradë, sigurisht që rekomandohet mbjellja e flokëve dhe këtë hap ndërmarrin pothuajse të gjithë pacientët me këtë nivel rënie flokësh. Mbjellja e flokëve konsiston në 3000-3500 folikula.

Niveli i pestë dhe i gjashtë: Rënia e flokëve ka arritur në një gjendje kritike në të dyja zonat e kokës dhe mbjellja e flokëve në këtë rat është vendim i menjëhershëm. Në këtë gradë mbillen rreth 400 folikula.

Niveli i shtatë: Në këtë gradë, të gjithë meshkujt do e dëshironin shumë një operacion për mbjelljen e flokëve, por rezultati do linte për të dëshiruar për shkak të gjendjes së dobët të flokëve në zonën dhuruese. Sidoqoftë, në këtë rast mund të mbillen 4000-5000 folikula me një vijë të re të balukes.

Na Kontaktani