Mbjellja e Flokëve për Femrat

//Mbjellja e Flokëve për Femrat

Mbjellja e Flokëve për Femrat

Rënia e flokëve tek meshkujt mund të jetë mendimi i parë që ju shkon në mendje kur dëgjoni rreth operacionit të mbjelljes së flokëve, por dita ditës femrat gjithashtu po përjetojnë rënie flokësh. Cilat janë shkaqet e rënies së flokëve te femrat? A rekomandohet mbjellja e flokëve për femrat që kanë rënie flokësh?
Ekzistojnë shumë shkaqe themelore që sjellin rënien e flokëve te femrat. Disa nga shkaqet e mundshme që sjellin rënien e flokëve te femrat janë: dieta jo e mirë ushqimore, stresi apo çekuilibër hormonal.

Flokët kanë shumë rëndësi për pamjen e një femre.

Për këtë arsye, kur femra pëson rënie të rëndë të flokëve, kjo gjendje mund t’i shkatërrojë pamjen, vetëbesimin dhe shëndetin psikologjik. Megjithatë, me opsionet e përmirësuara të trajtimit të disponueshëm sot, mbjellja e flokëve gjithashtu mund të konsiderohet si zgjedhja e duhur për femrat. Femrat mund t’i nënshtrohen ndërhyrjes së mbjelljes së flokëve gjithashtu nëse rënia e flokëve fillon nga zona ballore me vijen e flokëve që ngjitet lart ose me dobësimin e flokëve në zonën e kurorës e cila përkufizohet si alopecia androgjenetike dhe është e njohur gjithashtu me termin rënia e flokëve e zakonshme te meshkujt. Kirurgjia e mbjelljes së flokëve ka arritur një nivel të ri të përsosmërisë gjatë dekadës së fundit dhe është bërë një procedurë më komode për pacientët. Gjatë një procedure mbjellje flokësh, rrënjët e flokëve merre nga zona dhuruese dhe më pas mbillen në zonën përftuese e cila është zona problematike. Një operacion i mbjelljes së flokëve tingëllon i frikshëm për disa femra sepse ata mendojnë se do i duhet ta qethin kokën. Megjithatë, kur gratë i nënshtrohen një procedure të mbjelljes së flokëve, në shumicën e rasteve në zonën e pasme të kokës krijohet sipërfaqja nga ku merren flokët si një dritare e vogël dhe vetëm kjo zonë është e qethur dhe flokët ekzistues e mbulojnë këtë zonë.

Për këtë arsye mbjellja e flokëve është gjithashtu shumë i shquar midis femrash.

Folikulat e flokëve nxirren duke përdorur metodën FUE dhe pastaj mbillen individualisht në zonat ku ka ndodhur rënia e flokëve, duke rezultuar në një pamje estetike të flokëve të mbjellura. Në fund të operacionit të mbjelljes së flokëve, pacienti mund të kthehet në shtëpi. Pacienti duhe të vizitojë klinikën një ditë pas procedurës për pastrimin e plagës ndërsa flokët duhe të fillojnë t’i lajnë në ditën e tretë pas operacionit. Gjatë javës së parë pas operacionit të mbjelljes së flokëve është mëse normale të përjetoni ënjtje në zonën e ballit dhe skuqje bashkë me kore në zonën dhuruese edhe atë përftuese. Gjithsesi, këto efekte zgjasin shumë pak ditë.

Mbjellja e Flokëve Pa Qethje

Femrat janë në gjendje t’i nënshtrohen një procedure të mbjelljes së flokëve pa e qethur kokën e tyre me një metodë të mbjelljes së flokëve të përkufizuar edhe si teknikë DHI e mbjelljes së flokëve, e konsideruar si versioni i avancuar i metodës FUE. Termi “pa qethje” do të thotë se zona përftuese do të mbetet e paqethur ndërsa zona dhuruese do qethet pjesërisht. Përderisa femrat i mbajnë flokët e tyre të gjata, është më e lehtë për të kryer këtë metodë. Si përfundim, femrat gjithashtu mund të përfitojnë nga operacioni i mbjelljes së flokëve por është me rëndësi diagnostifikimi i duhur. Ju mund të na kontaktoni në faqen e Dr Serkan Aygin Clinic për të lënë një takim ose të na dërgoni fotot tuaja që të mund t’ju rekomandojmë trajtimet e mundshme për rastin tuaj. Menjëherë sapo të na kontaktoni, përfaqësuesit tanë të kujdesit ndaj pacientit do ju vijnë në ndihmë duke iu shpjeguar të gjitha hapat e procedurës.

2018-09-21T17:30:25+03:00September 13th, 2018|General|Comments Off on Mbjellja e Flokëve për Femrat