Mbjellja e flokëve në Stamboll

//Mbjellja e flokëve në Stamboll

Mbjellja e flokëve në Stamboll

Turqia, e cila ndodhet në pikën ndërlidhëse të Azisë, Evropës dhe Afrikës, shërben si një urë tokësore midis tre kontinenteve. Përveç pozicionit të favorshëm gjeografik, Turqia gjithashtu posedon tapiceri shumë të pasur me kulturën dhe trashëgiminë natyrore. Si pasojë e natyrshme e këtij aspekti unik, Turqia tërheq miliona turistë të huaj çdo vit. Turistët e huaj që më së shumti preferojnë të kalojnë pushimet e tyre në Turqi, veçanërisht në Stamboll, vitet e fundit po vijnë në Stamboll për një arsye tjetër. Stambolli, një qytet që ka përparuar si ofrues kryesor i shërbimeve të kujdesit shëndetësor me qendrat shëndetësore, është shndërruar në një nga destinacionet kryesore të turizmit mjekësor, veçanërisht për mbjelljen e flokëve. Në këtë artikull, ne do shpjegojmë pse Stambolli është qyteti më i preferuar kur bëhet fjalë për mbjellje flokësh dhe pse qyteti konsiderohet si ‘metropoli i mbjelljes së flokëve’.

Doktorët

Turqia, e cila ndodhet në pikën ndërlidhëse të Azisë, Evropës dhe Afrikës, shërben si një urë tokësore midis tre kontinenteve. Përveç pozicionit të favorshëm gjeografik, Turqia gjithashtu posedon tapiceri shumë të pasur me kulturën dhe trashëgiminë natyrore. Si pasojë e natyrshme e këtij aspekti unik, Turqia tërheq miliona turistë të huaj çdo vit. Turistët e huaj që më së shumti preferojnë të kalojnë pushimet e tyre në Turqi, veçanërisht në Stamboll, vitet e fundit po vijnë në Stamboll për një arsye tjetër. Stambolli, një qytet që ka përparuar si ofrues kryesor i shërbimeve të kujdesit shëndetësor me qendrat shëndetësore, është shndërruar në një nga destinacionet kryesore të turizmit mjekësor, veçanërisht për mbjelljen e flokëve. Në këtë artikull, ne do shpjegojmë pse Stambolli është qyteti më i preferuar kur bëhet fjalë për mbjellje flokësh dhe pse qyteti konsiderohet si ‘metropoli i mbjelljes së flokëve’.

Teknikat e Përdorura për Mbjelljen e Flokëve

Së bashku me futjen e teknikës së mbjelljes së flokëve FUE në vitin 2004, mbjelljet e flokëve kanë janë përmirësuar ndjeshëm vazhdimisht dhe kanë përparuar në procedurat që tani mund të kryhen me teknikat minimale invazive. Shumica e qendrave të mbjelljes së flokëve në Stamboll përdorin metodat me të fundit dhe inovatore të mbjelljes së flokëve, ashtu si: DHI, Safir FUE dhe Mbjellja e Flokëve pa Qethje. Procedurat e mbjelljes së flokëve të kryera me këto teknika, japin rezultate më të suksesshme. Për më tepër, pacientët mund të arrijnë densitetin më të lartë të mundshëm të flokëve me rezultate super të natyrshme.

Përdorimi i Teknologjisë së Avancuar dhe Pajisjet Moderne

Zhvillimet e teknologjisë së fundit në lidhje me operacionet e mbjelljes së flokëve të cilat po përdoren nga gjithë bota, e kanë fillesën e tyre në Stamboll. Këto teknika të përdorura në klinika sjellin nevojën e përdorimit të pajisjeve moderne dhe fokusin në përmirësimin e aparaturave mjekësore të cilat përdoren për mbjelljen e flokëve. Në mënyrë që pacienti të përfitojë një pamje natyrale, është i nevojshëm përdorimi i pajisjeve moderne dhe implentimi i teknikave të avancuara. Përdorimi i pajisjeve teknike që përputhen me standardet e njohura ndërkombëtare dhe modernizimi i nivelit të lartë të infrastrukturës mjekësore të qendrave të mbjelljes së flokëve në Stamboll, po e kthen qytetin në një destinacion të dëshirueshëm çdo ditë e më shumë.

Një Gamë e Gjërë Opsionesh

Kompetenca e lartë midis klinikave të mbjelljes së flokëve në Stamboll bën që këto klinika të përmirësohen vazhdimisht në shërbimet e tyre shëndetësore dhe të angazhohen me aktivitete të përmirësimit të cilësisë. Numri i madh i klinikave të mbjelljes së flokëve në Stamboll u mundëson pacientëve të gjejnë kujdesin e duhur për nevojat e tyre individuale dhe të marrin trajtimin më efektiv për gjendjen e tyre të rënies së flokëve. Shumica e klinikave në Stamboll gjithashtu ofrojnë shërbime VIP për pacientët që vijnë nga jashtë. Shërbimet e ofruara janë si më poshtë: Marrja nga aeroporti, trasnferta nga hoteli në klinikë dhe në spital gjatë trajtimit, dërgimi në aeroport pas trajtimit. Për më tepër, pacientët që vijnë nga jashtë shoqërohen nga kordinatorët e pacientëve dhe interpretuesit për gjuhën përkatëse. Përfaqësuesit profesionalë të pacientëve kujdesen personalisht për secilin pacient gjatë procedurës dhe pas saj.

Lista e Pritjes është një Ogur i Mirë

Përderisa ka shumë klinika për mbjelljen e flokëve në të gjithë Stambollin, sigurisht që ju mund të gjeni fare mirë një klinikë ku mund të lini një takim brenda vetëm disa ditëve. Por, kjo është një nga arsyet pse duhet të shqetësoheni. Si një klinikë e mirë mbjellje flokësh, sigurisht që do kemi një axhendë shumë të zënë dhe mund të mos jemi në gjendje t’ju lëmë një takim në ditën që dëshironi apo nëse na lajmëroni vetëm disa ditë para se të vini. Pavarësisht se kjo mund të ngjajë si një disavantazh, në fakt është një mundësi për të njohur më mirë një klinikë. Ju mund të hasni disa klinika të mbjelljes së flokëve jashtë vendit që përfitojnë nga kjo situatë duke u dhënë pacientëve një takim në një datë të mëtejshme edhe pse nuk kanë një orar operativ të zënë. Qëllimi i këtyre klinikave është që të lënë një përshtypje të mirë te pacientët e tyre.

Çmime të Arsyeshme dhe Cilësi

Një tjetër arsye pse klinikat e mbjelljes së flokëve në Stamboll janë aq tërheqëse është çmimet e përballueshme, veçanërisht kur krahasohen me vendet e tjera. Përveç kësaj, pacientëve u sigurohet plani i trajtimit më të mirë dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor pa kompromentuar cilësinë. Për këtë arsye, duhet të keni kujdes nga klinikat e mbjelljes së flokëve të cilët ofrojnë çmime shumë të ulta. Një klinikë e mbjelljeve të flokëve që nxjerr në pah koston e operacionit në reklamat dhe faqet e internetit të tyre, do të reflektohet në mënyrë të konsiderueshme në cilësinë e teknikëve që operojnë. Si për shembull: klinikat që kryejnë mbjellje flokëve në një çmim nën 2000 dollarë duhen parë me kujdes.

Suksesi dhe Kënaqësia e Pacientit

Aftësia për të siguruar rezultate shumë të suksesshme, krijon një atmosferë besimi për pacientët e rinj që kanë ardhur në Stamboll për t’u nënshtruar një procedure të mbjelljes së flokëve. Numri i pacientëve që vijnë në Stamboll nuk ka rënë por është rritur gjatë viteve. Ky është një tregues i rëndësishëm i kënaqësisë së pacientëve. Arrtija e rezultateve të suksesshme pas operacionit të mbjelljes së flokëve bëhet e mundur vetëm nga doktorë të specializuar. Një mjek i cili ka kryer procedurat e mbjelljes së flokëve në mijëra pacientë dhe ka punuar në mënyrë aktive në fushën e transplantimit të flokëve për shumë vite me njohuri gjithëpërfshirëse të fituar nëpërmjet përvojës aktuale, do të përcaktojë se cila metodë është më e mira për të arritur rezultatet e dëshiruara sipas nevojave të pacientit. Kënaqshmëria e pacientëve si dhe rezultatet e natyrshme të arritura nga procedurat e mbjelljes së flokëve të kryera në klinikat e e kualifikuar dhe të suksesshme të Stambollit, e kanë transformuar Stambollin në një nga destinacionet më tërheqëse për procedurat e mbjelljes së flokëve.

Trajtim dhe Pushime

Pacientët e huaj që vendosin të trajtohen në Stamboll, gjithashtu mund të përfitojnë nga rasti për të vizituar dhe shijuar vendet e bukura historike dhe kulturore të qytetit para ose pas operacionit. Pacientët mund të dalin për të parë vendin dhe mund të vizitojnë vendet historike si : Pallati Topkapi, Pazari i Madh, Basilicia Cistern, Hagia Sofia dhe Xhamia Blu ose të angazhohen në aktivitetet e organizuara në lagjet e Stambollit, si Beyoglu dhe Ortakoy. Për këtë arsye, Stambolli është një mundësi e mirë për turistët të cilët dëshirojnë të trajtohen dhe gjithashtu të kalojnë pushime të paharrueshme.

Disa Statistika Rreth Stambollit

Turqia ka numrin më të madh të akreditimeve nga Komisioni i Përbashkët Ndërkombëtar (JCI) pas Shteteve të Bashkuara. Misioni i JCI, është të përcaktojë nëse institucionet e kujdesit shëndetësor në mbarë botën plotësojnë kërkesat e një sërë standardesh të dizajnuara për të përmirësuar cilësinë e kujdesit. Stambolli dallohet për numrin më të madh të qëndrave shëndetësore të akredituara nga JCI. Kryerja e operacionit të mbjellje së flokëve në një nga klinikat apo spitalet e akredituara nga JCI; një nga organizatat jofitimprurëse të kujdesit ndaj pacientit më prestigjoze dhe lider në botë, do të thotë se juve do ju sigurohet kujdesi shëndetësore i një cilësie shumë të lartë.

Ekzistojnë më shumë se 350 klinika për mbjelljen e flokëve në Stamboll

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetit në Turqi; në vitin 2016, rreth 180000 njerëz nga vende të ndryshme të botës kanë vizituar Turqinë me qëllim kryerjen e operacionit të mbjelljes së flokëve. Kjo do të thotë 15000 njerëz në muaj dhe rreth 600 njerëz në ditë. Sot në dy aeroportet e Stambollit, këshilltarët dhe përkthyesit punojnë nën një plan 24 orësh për të ofruar shërbime për pacientët nga e gjithë bota. Në aeroporte, përveç se mund të shikoni qindra pacientë që udhëtojnë nga Europa dhe Azia, ju do vini re dhe pacientë që kanë fluturuar për 13-14 orë vetëm për të kryer mbjelljen e flokëve në shtetin tonë. Për shembull, kemi parë pacientë nga Amerika, Kanadaja, Brazili, Australia dhe Zelanda e Re të cilët kanë udhëtuar për 3-4 ditë me qëllim operacionin e mbjelljes së flokëve.

2018-08-27T12:01:28+03:00August 27th, 2018|General|0 Comments

Leave A Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.