Metoda e mbjelljes me DHI & Aparatura e mbjelljes Koi

Disa e quajnë si një nga metodat më të fundit në mbjelljen e flokëve, disa thonë se nuk ekziston metodë e njohur me emrin DHI, disa thonë se emri është krijuar për efekt marketingu ndërsa një grup njerëzish e përkufizojnë si metoda FUE me aparatura të reja.
Debati vazhdon edhe më tej, ku dy metodat thuhen të jenë: ‘mënyra të ndryshme të të nxjerrit rrënjë flokësh’ kombinuar me ‘procedura të ndryshme aplikimi të metodave’.

Sidoqoftë, qëllimi ynë i vetëm është të mbetemi objektivë dhe të qartësojmë mënyrën se si procedohet me këtë metodë.

Ndryshe nga metoda FUE, gjatë mbjelljes së flokëve me metodën DHI, hapja e vrimave në zonën ku do mbillen flokët dhe mbjellja e tyre kryhen spontanisht, që do të thotë :nxjerrja dhe mbjellja e rrënjëve të flokëve kombinohen si pjesë e një procesi me dy faza në një proces me një fazë të vetme duke mos qenë e nevojshme hapja e vrimave në zonën dhuruese si fillim por nëpërmjet aparturës koi të bëhet hapja e vrimave dhe mbjellja në të njëjtën kohë. Për këtë arsye, metoda DHI quhet ndryshe edhe metoda KOI.

Mbjellje flokësh pa dhimbje dhe pa gjilpëra, duke mos ua prishur rehatinë!

Gjatë operacionit, para se të nxjerrim folikulat nga zona dhuruese dhe para se të krijojmë zonën ku do mbillen ato, ne përdorim anestezinë lokale në zonat përkatëse. Anestezia merr më shumë kohë të kryejë efektin e saj kur injektohet nëpërmjet gjilpërave. Ndjesia që përjetohet gjatë injektimit të anestezisë është disi jo e rehatshme për pacientët. Tani është e mundur të kryejmë mbjelljen e flokëve me aparatura pa gjilpëra të specializuara për anestezinë lokale. Këto aparatura të veçanta nëpërmjet shtypjes përçojnë anestezinë në shtresa të thella të lëkurës. Anestezia lokale është efektive akoma dhe më shpejt me injektimin pa gjilpërë se sa me gjilpërë. Për këtë arsye, pacientët ndjehen më mirë me këtë metodë injektimi të anestezisë. Përçimi i lëngut të anestezisë i kryer nëpërmjet kësaj metode bën që anestezia të përhapet në gjithë zonën e kokës edhe akoma më thellë se nëpërmjet gjilpërave. Pacientët që i tremben dhimbjes së injeksioneve të anestezinë tanimë fare mirë mund të kryejnë mbjelljen e flokëve falë metodës pa gjilpëra të anestezisë lokale.

Procedura e metodës DHI

  1. Gjatë operacionit të mbjelljes së flokëve e kryer nëpërmjet aparaturës Choi, kirurgu i specializuar ose ndihmësit e tij i zhvendosin rrënjët e nxjerra në aparaturën e mbjelljes së flokëve. Rrënja e flokut futet me kujdes në gjilpërën e cila ndodhet në fund të aparaturës dhe kjo e fundit i dorëzohet kirurgut.
  2.  Më pas, kirurgu fut gjilpërën në lëkurën e kokës në kënd 40-45 gradë aty ku edhe zona për të mbjellur flokët është gati dhe më pas ai mbjell rrënjën e flokëve duke shtypur kokën e aparaturës.
  3. Gjatë një procedure, përgjithësisht përdoren 2-6 aparatura Choi dhe përafërsisht 15-16 gjilpëra ; aparatura sigurisht përmban gjilpëra të madhësisë së duhur për tu përshtatur me folikulat.

Metoda Choi ka avantazh, por sigurisht dhe disavantazhe në krahasim me metodën FUE.

Avantazhet e teknikës DHI

  • Kohë e reduktuar e qëndrimit të folikulave jashtë lëkurës së kokës, në këtë mënyrë mundësohet vendosja e folikulave të shëndetshme.
  • Nivel i lartë mbijetese i rrënjëve të flokëve.
  • Më pak gjakderdhje gjatë krijimit të vrimave në zonën ku do mbillen flokët.
  • Më pak trauma gjatë mbajtjes së folikulave, pra kjo sjell më pak dëmtime në furnizimin me gjak në zonën ku janë mbjellur flokët.
  • Rikuperim më i shpejtë pas operacionit dhe pacienti mund t’i kthehet rutinës së tij/saj menjëherë.

Zona ku do mbillen flokët nuk ka nevojë të qethet pasi kjo metodë është më e përshtatshme për ta lejuar këtë kusht.

Disavantazhet e teknikës DHI

  • Kirurgu dhe ekipi nisin një trajnim afatgjatë që të mund të specializohen në përdorimin e kësaj teknike.
  • Kushton pak më shumë në krahasim me metodat tjera.
  • Kjo metodë kërkon më shumë kujdes dhe përkushtim.
  • Si pasojë e limitit të aksesit në zonën e mbjelljes së flokëve, kjo teknikë mund të shktaktojë stres te operuesi dhe kjo gjë do sillte ndikimin në procesin e nxjerrjes dhe mbjelljes së rrënjëve të flokëve dhe në të njëjtën kohë dëmtimin e mundshëm gjatë mbajtjes së folikulave.

Hapat e mbjelljes së flokëve me metodën DHI

Pasi i përmendëm pikat kryesore të kësaj metode të veçantë, gjënë e fundit duam ta parashtrojmë nëpërmjet një pyetjeje.

A është çdo pacient i kualifikuar për t’iu nënshtruar këtij operacioni me metodën e aparaturës Choi?

Me krijimin e kësaj metode nga specialistët e Universitetit Kombëtar Kyungpook në Kore, pasi pajisja Choi konsiderohet si aparatura origjinale, ekspertët e kësaj fushe filluan studimet si për të kuptuar më thellë këtë teknikë. Rezultatet e studimeve të tyre tregojnë se jo çdokush mund t’i nënshtrohet këtij operacioni me aparaturën Choi.

U vu re se kjo pajisje sillte rezultate më të mira te pacientët aziatikë se sa të pacientët e kombësive tjera. Ekspertët që kryen këtë studim arritën në përfundimin se: Flokët e aziatikëve janë përgjithësisht të forta dhe të drejta, ndërsa flokët kaçurrela dhe të holla të njerëzve të kombësive të tjera vështirësojnë procesin e vendosjes në mënyrë të saktë të folikulave në pajisje dhe në kokë, pasi madhësitë kryesore të gjilpërave që përdoreshin dikur varionin nga 0,8-0,9 mm. Si rezultat, kjo mund të sjellë përkuljen e folikulave, mos vendosjen në mënyrë të saktë të saj dhe traumë të madhe për flokët. Prandaj, jo çdo pacient është kandidat i duhur për përdorimin e pajisjes Choi gjatë operacionin të tyre. Ndryshe nga studiuesit, disa mjekë nuk janë dakord me këto deklarata, duke thënë kështu se me zgjatjen e trajnimit dhe eksperiencë me pajisjen Choi, mënyra e saktë e vendosjes së folikulave do jetë e mundur te çdo pacient me çfarëdo lloj flokësh.

Me zhvillimet teknologjike dhe shkencore të fundit, procedura e mbjelljes së flokëve është përmirësuar shumë deri në atë pikë që tanimë është e mundur të kryhet operacioni me pajisjen Choi në çfarëdolloj floku, duke sjellë kështu një epokë të re me rezultate më efektive, më të parashikueshme, më të sigurta dhe më e rëndësishmja, mëse natyrale.