Larja e flokëve pas operacionit

/Larja e flokëve pas operacionit
Larja e flokëve pas operacionit2018-08-01T11:11:14+03:00

Larja do ndihmojë në heqjen e koreve dhe procesin e rikuperimit. Ne do ju rekomandojmë një shampo dhe locion për procedurën e larjes së flokëve. Ju duhet të filloni larjen e flokëve tuaj në ditën e 3-të pas operacionit dhe duhet ta vazhdoni çdo ditë për 15 ditë rresht. Nëse e gjithë korja e lëkurës së kokës ka rënë pas 15 ditësh, ju nuk keni pse e përdorni më gjatë locionin, mund të filloni të përdorni çfarëdo lloj shampoje dhe gjithashtu mund ta fërkoni lehtësisht me gishtat tuaja kokën gjatë larjes. Nëse akoma keni kore në lëkurën e kokës, atëherë duhet ta vazhdoni larjen e detyruar me locionin dhe shampon të siguruar nga ne derisa të mos mbeten më asnjë kore. Të gjitha koret duhet të zhduken gjatë 20 ditëve maksimumi. 1 muaj pas operacioni, faza e rrezikut do ketë kaluar dhe ju mund t’i ktheheni jetës normale duke përdorur peshqirë, gjithashtu. Flokët duhen larë çdo ditë gjatë muajit të parë.

Hapi i Parë Aplikimi i Locionit

Locioni zbutës rigjeneron qelizat e lëkurës së kokës, hidraton lëkurën dhe zbut koret.

Java e Parë Zona Dhuruese

Locioni i javës së parë duhet përdorur vetëm në zonën dhuruese(zonën e pasme të kokës plus në zonën e mjekrës nëse është përdorur si zonë dhuruese)
Mbulojeni të gjithë zonën dhuruese me locion duke e prekur lehtë atë. Prisni një orë dhe shpëlajeni gjatë larjes së flokëve.

Java e Dytë Zona Dhuruese dhe Zona e Mbjelljes

Në javën e dytë locioni duhet të aplikohet në të dyja zonat e kokës. Lehtësisht mbuloni të dyja zonat me 7-8 pika locioni. Prisni një orë dhe shpëlajeni gjatë larjes së flokëve me shampo. Sigurohuni që ta aplikoni locionin me të njëjtin drejtim që janë mbjellur rrënjët e flokëve që të mos shkaktoni asnjë dëm. Mos harroni se mund të përdorni më shumë locion në zonën dhuruese.

Hapi i Dytë Aplikimi i Shampos

Shampoja e veçantë mjekësore përdoret për të zhdukur koret dhe për të ndihmuar në procesin e rikuperimit. Pasi pritët një orë me locionin në kokë, ju mund të filloni larjen duke ndjekur udhëzimet si më poshtë. Me shampon mjekësore duhet të krijoni shkumë në duart tuaj bashkë me ujë të vakët dhe ta shpërndani në të gjithë zonat e kokës pa e fërkuar apo prekur. Lijeni shkumën në kokë për 2-3 minuta pa e shpëlarë.

Hapi i Tretë Shpëlarja

Mos e shpëlani flokun me ujë të nxehtë nga koka e dushit; përdorni ujë të vakët. Hidhni ujë në kokë duke përdorur një tas(mos përdorni kokën e dushit). Është e rëndësishme ta shpëlani mirë shampon.

Hapi i katërt Tharja

Mos përdorni peshqirë për të tharë flokët tuaj. Ju duhet të përdorni një tharëse me ajër të ftohtë dhe pak larg nga koka.