Pas operacionit të mbjelljes së flokëve, rrënjët e flokëve të mbjellura do të kalojnë nëpër disa faza para se të arrijnë rezultatet e dëshiruara. Pas procedurës së mbjelljes së flokëve do të duhet rreth një ose më shumë se një vit për të parë rezultatin përfundimtar të rritjes së flokëve. Në paragrafin e mëposhtëm kemi paraqitur afatin kohor e rikuperimit pas operacionit. Afati kohor do jetë informues rreth asaj çfarë duhet të prisni pas operacionit.

1-15 Ditë Pas Operacionit Të Mbjelljes Së Flokëve

Në ditët e para pas operacionit, pacienti mund të përjetojë ënjtje të lehtë, kruarje dhe dhimbje në zonën dhuruese dhe atë përftuese të kokës. Këto efekte anësore përgjithësisht zhduken brenda një jave. Skuqja dhe koret e formuara në zonën përftuese zhduket në fundin e javës së dytë.

15-30 Ditë Pas Operacionit të Mbjelljes së Flokëve

Rreth 3 javë pas operacionit, pacienti mund të vërejë rënie të përkohshme të flokëve. Kjo është gjendje normale dhe pritet të ndodhë. Kjo ndodh gjatë fazës së pushimit të përkohshëm që kalojnë folikulat pasi mbillen në zonat problematike.

1-2 Muaj Pas Procedurës së Mbjelljes së Flokëve

Pacienti do vërejë rritje të flokëve të reja në muajt e parë pas operacionit. Kjo rritje flokësh ndryshon nga pacienti në pacient, por përafërsisht 3 muaj pas operacionit do vini re ndryshimin. Flokët e mbjellura mund të mos rriten të gjitha në të njëjtën kohë dhe gjatësi, por ditë pas dite do e bëjnë këtë gjë. Flokët e mbjellura do bëhen më të dendura me kalimin e kohës.

3-6 Muaj Pas Operacionit të Mbjelljes së Flokëve

Pacienti duhet të presë për rritjen e flokëve të reja deri në 5-6 muaj pas operacionit. Kjo është gjithashtu faza kur pacienti vë re trashësinë e flokëve.

6-10 Muaj Pas Operacionit të Mbjelljes së Flokëve

Pas 6-10 muajsh, pacienti do vëreje një ndryshim të madh në pamjen e flokëve që pas ndërhyrjes kirurgjikale.

1 Vit Pas Operacionit të Mbjelljes së Flokëve

Pas një viti të plotë, pacienti mund të presë rezultatin përfundimtar, por gjithsesi koha e rikuperimit mund të zgjasë më tepër sidomos nëse mbjellja është bërë në zonën e kurorës së kokës.

Përfundimi:

Tashmë e dini se çfarë duhet të prisni pas një procedure mbjellje flokësh. Në mënyrë që ju të keni rezultate të shkëlqyera pas operacionit, procedura ka shumë rëndësi si kryhet por gjithashtu ju duhet të ndiqni udhëzimet e dhëna dhe të keni pritshmëri reale. Për këtë arsye, pavarësisht se pacienti e di çfarë duhet të presë, klinika do mbetet në kontakt për të ndjekur procesin. Në klinikën e Dr Serkan Aygin, ndjekja e procesit të rritjes së flokëve të pacientëve kryhen nga përfaqësuesit e kujdesit ndaj pacientëve të cilët flasin gjuhën e pacientit dhe mbajnë shënime të procedurës së kryer të pacientëve nga Turqia dhe nga e gjithë bota.