Rënia e flokëve shkaktohet nga një sërë faktorësh. Ashtu si meshkujt vuajnë nga rënia e flokëve për shkak të gjenetikës, ashtu edhe femrat vuajnë nga kjo gjë. Flokët që preken nga rënia nuk janë vetëm qimet e kokës, por edhe ato të fytyrës dhe të vetullave. Përveç rënies së flokëve që ndodh përgjithësisht te meshkujt, ajo mund të ndodhë edhe si shkak i sëmundjes alopecia areata (sëmundje që shkakton rënien e flokëve pjesë pjesë), hormonet si ato gjatë shtatzanisë ose gjatë një mjekimi të caktuar, probleme me tiroidet, mungesë vitaminash në organizëm dhe nga stresi, po ashtu. Kur ju prekeni nga rënia e flokëve, vetëbesimi juaj preket gjithashtu. Operacionet e mbjelljes së flokëve kanë ndihmuar ata njerëz që vuanin nga rënia e flokëve të rifitonin flokët dhe vetëbesimin. Operacionet e mbjelljes së flokëve kanë evoluar deri më sot aq sa nuk mund të quhet më një operacion.

Çfarë është mbjellja e flokëve?

Operacioni i mbjelljes së flokëve konsiston në nxjerrjen e rrënjëve nga një zonë e trupit (që njihet si zona dhuruese) dhe zhvendosja e tyre në një zonë tjetër të trupit e cila është prekur nga rënia e flokëve. Kjo procedurë ka ekzistuar prej dekadash dhe tanimë ka pësuar shumë ndryshime dhe është bërë akoma dhe më i thjeshtë.

Mbjellja e parë e flokëve

Operacioni i parë i mbjelljes së flokëve daton në 1822 i kryer në Gjermani nga një student mjekësie dhe nga profesori i tij. Flokët zhvendoseshin nga një zonë në një tjetër. Edhe pse operacioni u shpall i suksesshëm dhe se mund të ndihmonte pacientët e prekur nga rënia e flokëve, gjithsesi nuk u përmend asgjë më tepër rreth ndërhyrjes deri në vitet 1900.

Fillimet e operacioneve moderne për mbjelljen e flokëve

Mbjellja e parë e modernizuar e flokëve u krye më 1939 nga një dermatolog Japonez, Doktor Okuda. Teknika e tij, e njohur me emrin ‘punch’ u krijua si nevojë për të rifituar flokët e humbur gjatë lëndimeve apo djegieve të trupit. Kjo teknikë konsistonte në zhvendosjen e një pjese të lëkurës së kokës e cila ishte e mbushur me flokë në vrimat e vogla në zonat e prekura të kokës. Një dermatolog tjetër në Japoni i zvogëloi madhësinë e rrënjëve disa vite më pas.

Zhvilimi i teknikave në SHBA

Duke filluar nga vitet 1950 teknikat e krijuara në Japoni u përhapën dhe në SHBA. Doktor Norman Orentreich kreu ndërhyrjen e parë në 1952 dhe studimi i tij u publikua 5 vite më vonë. Në këtë studim, ai shpiku termin ‘dominanca dhuruese’ që do të thotë se rrënjët e flokëve që janë mbjellur kanë po ato karakteristika të marra nga zona dhuruese dhe jo ato të zonës ku janë mbjellur. Doktor Orentreich përdori rrënjët e flokëve me përmasë prej 4 milimetrash(pra, goxha të mëdha) dhe si pasojë, flokët nuk dukeshin natyralë. Gjithsesi, kjo metodë u përdor gjatë viteve 70 dhe 80 dhe u njoh me termin ‘hair plugs’, por me konotacion negativ. Në gjysmën e viteve 1900,mikro dhe mini folikulat përbënë një ndryshim të madh në procesin që është edhe sot. Mikrofolikulat përdoreshin për të krijuar vijën e balukes, ndërsa minifolikulat për të mbushur zonën e mbetur. Një numër i madh rrënjësh mbilleshin dikur në një seancë të vetme në ndryshim nga vitet më vonë.

Nxjerrja e Njësisë Folikulare

Teknika më moderne e zhvilluar në vitet 1990 është moderna më e përmirësuar. Mjekët nxjerrin rrënjët e flokëve me metodën që njihet si nxjerrja e njësisë folikulare(FUE), duke përdorur një aparaturë me një diametër shumë të vogël dhe me një mikro motor. Flokët më pas mbillen në zonën e dëshiruar nga pacienti. Të dyja zonat dhuruese dhe ajo në të cilën mbjellim flokët mpihen me anestezi lokale dhe procedura nuk konsiston në asnjë prerje apo plagë. Kjo procedurë lejon punën e detajuar dhe sjell rezultate natyrale pa asnjë shenjë apo plagë. FUE u shndërrua në një nga procedurat me zgjedhje në fillimet e viteve 2000 dhe tani konsiderohet si ‘standartja e artë’ për sa i përket metodave të mbjelljes së flokëve.