Mbjellja e flokëve nihet si një nga ndërhyrjet kirurgjikale e veçanta, metodat e së cilës janë zhvilluar shumë 15 vitet e fundit. Për shkak të këtyre zhvillimeve në një afat të shkurtër kohor, kostoja e operacionit të mbjelljes së flokëve është ulur ndjeshëm. 15 vite më parë, shpenzimet e kryerjes së një operacioni që kryheshin në kushte të vështira dhe që sollën rezultate jo të mira varianon nga 20.000-30.000 $, ndërsa sot një procedurë prej 3.000-4.000 rrënjë flokësh (numri i rrënjëve të flokëve që duhen për të mbuluar një zonë problematike të nivelit mesatar) mund të kryhet në nivele çmimesh më pak se një e dhjeta e kostove të mëparshme. Në artikullin tonë ne do diskutojmë koston e një operacioni me rreth 3000-4500 rrënjë flokësh në një afat kohor prej 6-7 orësh.

Faktorët kryesorë që përcaktojnë koston e mbjelljes së flokëve:

  1. Prania e një dermatologu apo specialist i fushës së estetikës mjekësore gjatë operacionit.
  2. Përderisa procedura konsiderohet si ndërhyrje kirurgjikale, duhet patjetër që të kryhet në një spital apo klinikë të mirë infrastruktuar.
  3. Të paktën tre teknikë të stafit mjekësor dhe asistentë duhet të punojnë me kohë të plotë për të kryer një operacion mbjellje flokësh.
  4. Mjetet e nevojshme për operacionin: Në varësi të llojit të operacionit; Metoda Fue kërkon mikro motorë, enë ku vendosen folikulat dhe mjete të tjera kryesore, ndërsa metoda DHI përpos këtyre mjetëve kërkon edhe aparaturën Choi.
  5. Testet e gjakut para dhe pas operacionit, si edhe ilaçet që duhen përdorur pas ndërhyrjes.
  6. Përpos këtyre, shpenzime të tjera për pacientët që vijnë nga jashtë do përfshinin transportin dhe akomodimin në hotel.

Le ti hedhim një sy me ngadalë faktorëve të përmendur si më lart dhe t’i shprehim ato në shifra:

Tre faktorët primarë që lidhen me shpenzimet e personelit dhe të spitalit janë kostot kryesore të një operacioni që përbën gjysmën e shpenzimeve totale. Gjithsesi, mos harroni se kostoja e një operacioni të kryer në një spital luksoz ka një kosto shtesë dhe automatikisht rritet kostoja totale e procedurës.

Shpenzimet e formuara nga këto dy faktorë, të cilat do shtohen te kostot primare, konsistojnë në ilaçet dhe mjetet/ kostot e analizave mjekësore gjithashtu.

Të njëjtat shpenzime variojnë midis FUE dhe DHI. FUE kushton më pak se metoda DHI. Arsyeja qëndron në faktin se gjilpërat e aparaturës e cila përdoret gjatë metodës DHI janë shumë më të shtrenjta dhe duhet të hidhen pas çdo ndërhyrjeje. Një pikë shumë e rëndësishme në lidhje me përdorimin e mjeteve operuese është se këto mjete janë një përdorimshe. Të gjitha mjetet mjekësore përkatëse përdoren për një pacient dhe punch-i(pajisja FUE), si dhe pajisja DHi nuk mund të ripërdoren.

Kostoja e Një Operacioni Robotik të Mbjelljes së Flokëve

Kostoja e një operacioni robotik të mbjelljes së flokëve sigurisht që është më e lartë krahasuar me teknikat e tjera. Fatkeqësisht, këto mjete robotike mund të bëjnë vetëm 20% të punës që bën njeriu. Për një mbjellje të flokëve robotike FUE ose DHI, në të dyja rastet kërkohet një inxhinier i specializuar për të përdorur pajisjen. Duke pasur parasysh se pajisja robotike kushton qindra mijëra dollarë, është thjesht një veprim i panevojshëm për një klinikë për të kryer një investim të tillë. Ajo jo vetëm që është pjesërisht efektive për sa i përket operacionit, por gjithashtu rrit kostot në qindra mijëra dollarë. Përveç kësaj, siç mund ta mendoni, do të ketë gjithashtu shpenzime që lidhen me shërbimet e akomodimit, transferimit dhe këshillimit. Nëse konsiderojmë përfshirjen e një hoteli luksoz si akomodim, mund të themi se çmimi variaon te 40-50%.

Përtej Kostos së Operacionit të Mbjelljes së Flokëve

Klinikat që mundohet të ofrojnë çmime të ulta, fatkeqësisht këto çmime lidhen me mundësinë e të hasurit shumë rreziqe gjatë operacionit të mbjelljes së flokëve. Kirurgu i operacionit dhe stafi mjekësor i klinikës përbëjnë elementin kryesor të kostove. Një staf klinik i përbërë nga zyrtarë mjekësorë me trajnime joadekuate dhe përvojë të pamjaftueshme mund të mos kryejnë një procedurë të suksesshme mbjellje flokësh dhe të shkaktojnë pasoja të pariparueshme. Për fat të keq, ne si klinika Dr Serkan Aygin dhe një numër klinikash gjithashtu duhet të kryejmë operacione për të riparuar incidente të tilla të mbjelljes së flokëve që kanë shkaktuar dëme të rënda. Tregohuni të kujdesshëm në zgjedhjen e të ashtuquajturave “klinika” të cilat i kushtojnë vëmendje vetëm uljes së kostove duke punësuar kështu staf jo të kualifikuar të cilët e pranojnë një rrogë shumë të ulët. Klinika të tilla që nuk kanë lidera doktorë të vërtetë nuk shqetësohen shumë për të ardhmen, dhe kjo gjë rrit probabilitetin e një operacioni jo efektiv.

Përfundimi

Nëse kostoja mbetet si një shqetësim i rëndësishëm për një person që planifikon t’i nënshtrohet një procedure të mbjelljes së flokëve, atëherë duhet të jenë edhe çështje të caktuara si kirurgu operativ, përvoja e stafit klinik, cilësia e mjeteve mjekësore dhe gjendja një përdorimshe duhen marrë parasysh gjithashtu përpara se të bëni zgjedhjen tuaj. Një mjek me një famë botërore për kryerjen e operacioneve të suksesshme të mbjelljes së flokëve gjithmonë do i japë rëndësi çdo operacioni që ka kryer duke mos harruar që çdo pacient mban emrin e këtij mjeku. Nënshtrimi ndaj një operacioni mbjellje flokësh në një spital apo klinikë me doktorë të kualifikuar dhe me eksperiencë në këtë fushë të akumuluar ndër vite edhe fakti që këta mjekë i japin rëndësi secilit operacion të kryer; të gjitha këto ndikojnë në rezultatin pas operacionit.