Mbase keni kohë që kërkoni rreth zgjidhjeve më të mira për rënien e flokëve dhe pasi keni bërë kërkimin tuaj, keni vendosur që mbjellja e flokëve do ishte zgjedhja e duhur. Po, procedura e mbjelljes së flokëve është një zgjidhje e përhershme e cila do ju lejojë sërish rritjen e flokëve të shëndetshëm dhe voluminoz.
Është shum ë rëndësishme të kuptojmë se pavarësisht se mbjellja e flokëve mund të duket si një procedurë shumë e thjeshtë dhe pa shkaktuar asnjë plagë, gjithsesi konsiderohet si një mini ndërhyrje kirurgjikale. Këto procedura që kërkojnë shumë vite trajnimi dhe përvoja, duhet të kryhen vetëm nga mjekët dhe ekipet mjekësore që janë të specializuar në fushën e mbjelljes së flokëve. Kryerja e një operacioni të dytë mbjellje flokësh për të rregulluar gabimet që janë bërë në operacionin e mëparshëm është më i vështirë se vetë operacioni. Ju duhet të jeni shumë selektivë gjatë përzgjedhjes së doktorëve që do kryejnë mbjelljen e flokëve për ju, sidomos nëse keni parë njerëz në televizione të cilët vetëquhen mjekë pa pasur asnjë pervojë mjekësore dhe duke vënë në rrezik jetën e njerëzve me kryerjen e operacioneve të mbjelljes së flokëve.

Kritera më i rëndësishëm që duhet plotësuar është kombinimi i doktorit më të mirë dhe klinikës më premtuese për mbjelljen e flokëve. Një klinikë mbjellje flokësh që siguron cilësi të lartë dhe besueshmëri, këto janë dy elementët kryesorë për të arritur rezultate të suksesshme në operacion. Ne si klinika e Dr Serkan Aygin, donim të mbulonim temën ‘elementet të cilat përcaktojnë cilësinë e klinikës së mbjelljes së flokëve’ për tu siguruar që ju do arrini rezultate të suksesshme operacioni.

1. Elmenti kryesor që përcakton cilësinë e një klinike mbjellje flokësh është kryerja e operacionit nga një doktor i kualifikuar dhe i specializuar në fushën e mbjelljes së flokëve si dhe nga një staf mjekësor me shumë eksperiencë. Mbjellja e flokëve nëse kryhet nën kushtet e duhura dhe nga doktori i duhur, do jetë një operacion i cili do ndihmojë pacientit të rifitojë flokët dhe një pamje natyrale.

2. Një procedurë e mbjelljes së flokëve nuk mund të kryhet larg nga fusha e mjekësisë. për këtë arsye operacioni duhet të kryhet në ambjent spitalor, duke përdor pajisje të cilësisë së lartë bashkë me aparatura mjekësore moderne dhe në mënyrë sa më efektive. Gjithashtu, rëndësi ka edhe ndjekja e teknologjisë së fundit për sa i përket metodave të mbjelljes së flokëve që përdoren në botë dhe të implentohen në klinikë sipas standardeve të saj.

3. Për të vlerësuar një klinikë mbjellje flokësh, pacienti i cili ka marrë vendimin të kryejë këtë operacion, kërkon të dijë nëse pritshmëritë do mund të arrihen. Për këtë arsye, vlerësimi fillestar i një personi do të bazohet në numrin e pacientëve që klinika ka trajtuar dhe nivelin e kënaqësisë së pacientit.

4. Klinikat e mbjelljes së flokëve të cilat përpiqen t’ju bindin duke iu treguar thjesht disa foto të pacientëve para dhe pas operacionit, nuk duhet të përbëjnë një arsye të vlefshme për të zgjedhur ato. T’u kërkosh me mirësi pacientëve të vlerësojnë eksperiencën e tyre në klinikë do ju krijojë një ide të qartë rreth asaj që mund të prisni nga procedura. Ju duhet të zgjidhni një klinikë apo spital që ju siguron komunikimin me pacientët e tjerë.

5. Një klinikë mbjelljesh flokësh që ofron shërbim cilësor për pacientët e tyre ndërkombëtarë , gjithashtu do të përfshijë përfaqësuesit e pacientëve të cilët do të ofrojnë shërbime përkthimi dhe këshillimi. Në këtë mënyrë, mund të krijohet një komunikim efektiv midis pacientit dhe stafit mjekësor, i cili, nga ana tjetër, do të sigurojë që të gjithë pacientët të kenë përvojën më të mirë të mundshme të kujdesit, si dhe t’u ofrojnë mjekëve kushte që do t’u mundësojnë atyre të kryejnë në mënyrë efektive.

6. Krahas sigurimit të asistencës profesionale dhe këshillimit të pacientëve para operacionit, klinika e transplantimit të flokëve gjithashtu duhet të ofrojë informacion lidhur me të gjitha procedurat mjekësore dhe administrative që do të kryhen si dhe trajtimet që do të zbatohen.

7. Një klinikë mbjellje flokësh cilësore do ruajë çdo të dhënë personale dhe raportet mjekësore të cilat përmbajnë numrin e rrënjëve që do mbillen, zonat e kokës që preferohen të mbushen me flokë, alergjitë e ndryshme apo kushtet e tjera mjekësore të tij. Të gjitha të dhënat e pacientëve duhet të ruhen elektronikisht dhe ne një sistem monitorues.

8. Gjatë ekzaminimit fizik, doktori duhet të kryejë test të lëkurës së flokëve për të diagnostikuar në mënyrën e duhur gjendjen e rënies së flokëve dhe teste të tjera të nevojshme për të vendosur nëse pacienti është kandidat i duhur për këtë lloj operacioni. Nëse pacienti përbën ndonjë rrezik specifik që mund ta ndalojë operacionin, doktori duhet ta informojë atë. Një klinikë që vendos shëndetin e njeriut mbi të gjitha, do të informojë pacientin për alternativat e tjera të trajtimit dhe do të përpiqet të gjejë zgjidhje për të ndihmuar pacientët e tyre duke ofruar ndihmë.

9. Një klinikë e cila rishikon çdo ditë procesin e çdo pacienti pas operacionit dhe e cila ka formuar marrëdhënie afatgjate me pacientët, reflekton rëndësinë që i jepet pacientit.

10. Një klinikë që kupton rëndësinë e sigurisë në mjedisin e tyre të punës dhe rolin e tyre në sigurinë e pacientit, do të marrë masat e nevojshme dhe do të tregojë kujdesin e duhur për të siguruar kushte të mira higjienike në çdo kohë. Për shembull; të gjitha furnizimet mjekësore që janë sterilizuar, duhet të jenë të dezinjuara për përdorim të vetëm.

Përfundimi:

Ne ju këshillojmë të mos e harroni informacionin që sapo lexuat në artikullin që ne kemi shkruar për ju sepse do jetë shumë i dobishëm në marrjen e vendimit të duhur për operacionin që do ju ndryshojë jetën. Pasi t’i nënshtroheni një procedure të mbjelljes së flokëve, ju nuk mund të merrni një shans të dytë. Nëse ju keni qenë viktimë e një operacioni joefektiv të mbjelljes së flokëve, për të korrigjuar ose riparuar këtë rezultat do të jetë natyrisht më e vështirë. Duhet të dini se rezultatet më të suksesshme të mbjelljes së flokëve vijnë si pasojë e planifikimit të saktë të ndërhyrjes së parë. Turqia është bërë vendi kryesor në botë për operacionet e mbjelljes së flokëve falë mjekëve të kualifikuar dhe të specializuar. Fatkeqësisht do të hasni edhe njerëz që kanë përfituar nga rritja e industrisë, duke ju prezantuar si specialistë të transplantimit të flokëve. Në përfundim, për të marrë vendimin e duhur në një vend që ka një përqindje të lartë të mjekëve të suksesshëm, duhet të kryeni kërkime të thella.