Çfarë është mbjellja e flokëve me DHI?

//Çfarë është mbjellja e flokëve me DHI?

Çfarë është mbjellja e flokëve me DHI?

Mbjellja e flokëve me DHI quhet procesi i nxjerrjess së rrënjëve të flokëve nga zona dhuruese nëpërmjet një mikro motori dhe mbjellja e tyre në zonat problematike duke përdorur një pajisje të veçantë në formë kaligrafi që përmban një gjilpërë. Kur dëgjojmë rreth metodës DHI, gjëja e parë që na vjen ndërmend është metoda FUE, por në fakt ka disa dallime midis këtyre dy metodave.

Cilat janë dallimet midis metodës DHI dhe metodës klasike FUE?

Metoda DHI lejon që gjatë operacionit të mbjelljes së flokëve mos të qethet koka. Pas fazës së nxjerrjes së rrënjëve të flokëve, ato mbillen në një periudhë shumë të shkurtër kohe, duke qëndruar kështu shumë pak minuta jashtë trupit. Është më e lehtë mbjellja midis qimeve të flokëve nëse pacienti ka disa zona jo qerose në kokën e tij. Densiteti i lartë bëhet i mundur sidomos nëse zona ku do mbillen flokët nuk është shumë e gjërë.

Cilat janë disavantazhet e metodës DHI?

Operacioni zgjat më shumë orë krahasuar me metodën klasike FUE. Teksa metoda kërkon saktësi të procedurës, nevojitet më shumë vëmendje dhe vëmendje e cila, si rezultat, do të rrisë koston e përgjithshme të operacionit. Përderisa procesi i hapjes së mikrokanaleve për mbjelljen e rrënjëve të flokëve të nxjerra është i ndryshëm nga teknikat klasike të FUE, është e rëndësishme që operacioni të kryhet nga një specialist me njohuri të thella dhe përvojë të madhe. Për shkak se vrimat në të cilat do mbillen flokët hapen në mënyrë individuale gjatë metodës DHI, nëse ekipi mjekësor nuk ka eksperiencë të mjaftueshme, drejtimi i rrënjëve të flokëve që do mbillen mund të mos jetë i duhuri. Nëse dëshironi informacione të mëtejshme rreth metodës DHI apo të lini një takim në klinikën e Dr Serkan Aygin, ju mund të na arrini në numrat e telefonit të vendosur në faqen tonë të internetit.

2018-09-06T17:15:08+03:00September 6th, 2018|General|0 Comments

Leave A Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.