Çfarë duhet të presim nga procedura e mbjelljes së flokëve me FUE?

//Çfarë duhet të presim nga procedura e mbjelljes së flokëve me FUE?

Çfarë duhet të presim nga procedura e mbjelljes së flokëve me FUE?

Rënia e flokëve ka një ndikim shumë të madh në pamjen e njeriut dhe vetëbesimin e tij. Nëse rënia e flokëve apo të qenit qeros po ndikon negativisht në jetën tuaj, tani është koha të veproni!

Ku duhet të filloni?

Si fillim duhet të konsultoheni me një specialist dhe të diskutoni të gjitha llojet e mundshme të trajtimit. Nxjerrja e Njësisë Folikular (FUE) është një teknikë mbjellje flokësh e cilat konsiderohet shumë e famshme midis të gjitha trajtimeve. Procedura e mbjelljes së flokëve me FUE është një teknikë gjatë së cilës merren 1,2,3 ose 4 qime flokësh nga një njësi folikulare e cila nxirret nga zonat dhuruese të kokës dhe më pas mbillen në zonat problematike me flokë të holluar ose zonë qerose të pacientit.

Në vend të metodës së prerjes së një pjese lëkure, në këtë rast folikulat nxirren individualisht nga zona dhuruese e kokës së pacientëve duke përdorur mikro motora që përbëhen nga gjilpëra të veçanta.
Pikat e vogla të cilat rezultojnë nga procedura janë kaq të vogla sa që nuk kërkojnë fare qepje: dhe për më tepër, këto pika nuk mund të dallohen fare si shenjë plage përveç se nëse përdorni një zmadhues.
Përveç kësaj, pas operacionit, pacientët përjetojnë pak shqetësime dhe rimëkëmben më shpejt.
Një procedurë FUE e mbjelljes së flokëve siguron një pamje të natyrshme dhe zona dhuruese në pjesën e pasme të kokës duket kryesisht e pandryshuar.
Ashtu si në çdo procedurë kirurgjikale, është e rëndësishme që të zgjidhni një mjek me përvojë, të specializuar në fushën e restaurimit të flokëve.
Për më tepër, sigurohuni që të ushtroni kujdesin e duhur gjatë kryerjes së hulumtimeve mbi operacionin e mbjelljes së flokëve.
Çdo trajtim i flokëve dhe metoda e mbjelljes së flokëve mund të kenë disa avantazhe të veçanta, si dhe disavantazhe.
Për këtë arsye, të kuptuarit e qartë e çdo metode është shumë e rëndësishme.
Ashtu siç vlen për çdo lloj trajtimi mjekësor, nëse keni ndonjë pyetje specifike, mos hezitoni të kontaktoni mjekun tuaj.
Ju nuk duhet t’i nënshtroheni kirurgjisë nëse nuk jeni plotësisht në dijeni të rreziqeve të mundshme dhe përfitimeve të mundshme.
Për më shumë informacion rreth mbjelljes së flokëve apo trajtime të tjera të flokëve të cilat ofrohen në klinikën e Doktor Serkan Aygin, mund të na arrini në kontaktet e paraqitura.

2018-09-10T10:55:22+03:00September 10th, 2018|General|0 Comments

Leave A Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.