Nëse po vuani nga rënia e flokëve, duhet të filloni të hulumtoni informacione rreth mbjelljes së flokëve apo trajtime për rënien e flokëve. Në këtë artikull ju mund të zbuloni përgjigjen e pyetjes më të shpeshtë:

Çfarë është mbjellja e flokës me metodën FUE?

FUE(Nxjerrja e Njësisë Folikulare) është një metodë e mbjelljes së flokëve. Faza e ekstraktimit fillon duke nxjerrë njësitë folikulare, secila përmban 2-3 qime floku, nga zona dhuruese e kokës e cila shpesh është zona e pasme e kokës midis veshëve. Më pas, këto njësi folikulare vendosen me kujdes në zonat problematike. Është shumë e rëndësishme të merret parasysh këndi origjinal i flokëve para se të mbillen ato. Përgjithësisht, ata që vuajnë nga rënia e flokëve e zakonshme te meshkujt janë kandidatë të duhur për mbjelljen e flokëve me metodën FUE. Gjatë procedurës, njësitë folikulare nxirren nën anestezinë lokale. Një mikro motor me diametër 0.6mm dhe 0.8 mm përdoret për të nxjerrë rrënjët e flokëve dhe më pas këto rrënjë flokësh mbillen në zonat qerose. Procedura e mbjelljes së flokëve mund të zgjasë pak ose shumë. Kohëzgjatja e një procedure varet nga numri i rrënjëve të flokëve që do mbillen. Përgjithësisht, operacioni zgjat rreth 4-6 orë. Një tjetër arsye pse metoda FUE është shumë e preferuar është sepse nuk lë shenjat krahasuar me metodat e tjera. Gjatë mbjelljes së flokëve me FUE, nuk ka plagë që nga hapja e mikrokanaleve dhe mbjellja e tyre në to. Pas operacionit, mund të ketë dhimbje të butë dhe njerëzit mund të kthehen në jetën e tyre normale pas pastrimit të ditës tjetër të operacionit. Duhen rreth 15 ditë që skuqja të kalojë dhe korezat të zhduken. Rezultatet e operacionit të mbjelljes së flokëve me FUE janë të përhershme. Flokët e mbjellura mund të bien pas disaa javësh, kjo quhet periudha e traumës së flokëve. Por, gjatë 12 muajsh këto flokë do zëvendësohen me flok të fortë, të shëndetshëm dhe të gjatë.

Përfundimi:

Urojmë që ky artikull i shkurtër t’ju ketë ndihmuar sadopak. Mos harroni se mund të na kontaktoni dhe të përfitoni nga eksperienca e gjërë e Doktor Serkan Aygin për të zbuluar nëse operacioni i mbjelljes së flokëve është zgjedhja e duhur për rastin tuaj. Nëse jeni kandidat i duhur për operacionin, ju do informoheni rreth planit të operacionit të personalizuar për të cilin do keni nevojë dhe të informoheni rreth kryerjes së këtij operacioni në Turqi në klinikën e Dr Serkan Aygin.