Alopecia Androgjenetike është termi mjekësor për rënien e flokëve i cili karakterizohet nga përhapja e vazhdueshme e rënies së flokëve. Kjo gjendje njihet ndryshe si ‘rënia e flokëve te meshkujt’ Nëse dëshironi të merrni më shumë informacion mbi shkaqet e Alopecia Androgjenike (AGA) dhe se si përhapet, artikulli ynë mund të tërheqë vëmendjen tuaj.

Cilat janë shkaqet e Alopecisë Androgjenetike?

Alopecia androgjenetike është kryesisht gjenetike dhe shkaktohet nga Dihidrotestosterone; një derivat i testosteronit të hormoneve mashkullore që lidhet me vendet e receptorit të rrënjëve të flokëve dhe ndikon në miniaturizimin e folikulave. Rënia e flokëve vjen si pasojë e gjenetikës kryesisht dhe dikton moshën e rënies së flokëve, progresin e saj në të ardhmen si dhe shkallën e saj. Rrënjët e flokëve të cilat janë të ndjeshme ndaj dihidrotestosteronit duhet të ekspozohen ndaj hormonit për një kohë të gjatë. Dihidrotestosterone rritet drastikisht me zhvillimin e pubertetit, për këtë arsye shumë nga meshkujt e vënë re rënien e flokëve sapo arrijnë moshën 18 vjeçare. Cikli i rritjes ose faza anagjene e disa folikulave në zonën e rnies së flokëve të cilat janë ekspozuar ndaj dihidrotestosteronit për një kohë të gjatë, do fillojnë të shkurtohen, duke sjellë kështu shkurtimin dhe dobësimin e tyre., Për më tepër, folikulat kalojnë në miniaturizim dhe ndikojnë kështu në pamjen e flokëve. Faza anagene e rritjes së flokëve shkurtohet dhe ka tendencën të përkeqësohet me kalimin e cikleve të rritjes. Në këtë gjendje, rënia e flokëve përgjithësisht vihet re në qendër të kokës dhe anash gjithashtu duke lënë kështu zonën e pasme të kokës të padëmtuar.

Si mund të kurohet AGA?

Ekziston një umër opsionesh në dispozicion për trajtimin e rënies së flokëve Alopecia Androgjenetike. Bazuar në shkallën e rënies së flokëve, mbjellja e flokëve ose trajtime të tjera të humbjes së flokëve mund të kryhen. Për të përcaktuar mundësinë më të mirë të trajtimit të rënies së flokëve si dhe procedurën e mbjelljes së flokëve për ju, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek specialist për vlerësim profesional.
Nëse jeni duke përjetuar rënie flokësh dhe dëshironi që Dr. Serkan Aygın të vlerësojë gjendjen tuaj, ju mund të na kontaktoni për të caktuar një takim për ekzaminim mjekësor ose për të na dërguar fotot tuaja në mënyrë që të mund t’ju ofrojmë rekomandime që do të adresojnë gjendjen tuaj.