A rekomandohet mbjellja e flokëve në rastin tuaj?

//A rekomandohet mbjellja e flokëve në rastin tuaj?

A rekomandohet mbjellja e flokëve në rastin tuaj?

Po mendoni të kryeni mbjelljen e flokëve me FUE? Mbjelljen e mjekrës? Mbase keni vite që provoni opsione të ndryshme ose sapo keni filluar. Të qenit qeros ose të vuani nga rënia e pjesshme e flokëve ju bën të turpshëm ose akoma më keq, të depresionuar. Cilido qoftë shkaku; stresi, sëmundjet, apo gjenetika, juve gjithsesi ju mungojnë flokët e rënë. Ju thjesht doni t’i rifitoni ato.

Nuk jeni vetëm!

Rreth 50% e femrave prekn nga rënia e flokëve, ndërsa 80% e meshkujve do jenë prekur deri në moshën 80. Ka kaq shumë njerëz të prekur, por kaq shumë zgjidhje të dështuara në treg. Nga terapia me lazer dhe mbjellja e tyre në PRP dhe opsione të tjera, gjetja e një trajtimi efektiv mund të jetë rraskapitës dhe dërrmues. Të gjesh personin e duhur për të kontaktuar dhe të zbulosh çfarë duhet të bësh është një detyrë shumë e vështirë.

Çfarë cilësish duhet të ketë një specialist i mbjelljes së flokëve?

Kur përballeni me probelme të rënies së flokëve, ju mund të ndiheni të mundur. Ku drejtoheni? A ka ndonjë zgjidhje për rënien e flokëve? Kërkimi i një zgjidhjeje të suksesshme mund të jetë e lodhshme. Kompanitë komerciale do reklamojnë çdo klinikë për të fituar para, ndërsa rezultatet e sinqerta i keni shumë afër jush. Ju keni nevojël për një zgjidhje efektive, por përderisa e dini që hollimi apo dobësimi i flokëve mund të çojë në rënien e përhershme të tyre, duhet të veproni menjëherë. Vizita te një specialist mbjellje flokësh është hapi i parë që duhet të bëni. Ju duhet të kërkoni për një specialist mbjellje flokësh i cili ka shumë eksperiencë dhe ka njohje të teknologjisë së fundit të industrisë në fjalë. Ju keni nevojë për një specialist i cili e kupton vërtetë vuajtjen tuaj dhe që interesohet për rezultatet tuaja. Gjithashtu, shikoni numrin e pacientëve që janë të kënaqur nga rezultatet e operacionit të mbjelljes së flokëve nga një mjek i caktuar.

Njihuni me opsionet që keni

Është shumë e rëndësishme të informoheni rreth procedurave që ekzistojnë që të mund të bëni pyetjet e duhura pra një specialisti mbjellje flokësh.

Disa nga procedurat më të njohura janë:

Mbjellja e Flokëve me FUE (Nxjerrja e Njësisë Folikulare)

  • Ky është procesi i nxjerrjes së rrënjëve të flokëve nga zonat dhuruese të kokës me më shumë flokë dhe mbjellja e tyre në zonat problematike.
  • Procedura e Mbjelljes së Mjekrës
  • Mbjellja e Mustaqeve
  • Mbjellja e Vetullave

Trajtimi PRP(Plazma e pasur me trombozite)

  • Kjo është një procedurë që kryhet në spital dhe ndihmon rrënjët e flokëve të rigjenerohen. Procesi konsiston në marrjen e gjakut tuaj, filtrimin e tij ne makinën centrifuge dhe injektimin e tij në zonën e dëshiruar të kokës.

Mezoterapia e Flokëve

  • Shpesh, flokët bien nga mungesa e balancimit të hormoneve; mezoterapia ofron një zgjidhje që është krijuar për të balancuar nivelin e hormonit DHT, i cili promovon rritjen e flokëve.

Cili është niveli i rënies së flokëve tuaj?

Duke përdorur sistemin e shkallëve të rënies së flokëve sipas Norwood, ne do ju informojmë rreth opsioneve ekzistues. Ju mund ta diagnostikoni vetë veten tuaj dhe të vlerësoni cili është trajtimi i duhur për rastin tuaj dhe nevojat tuaja. Sigurisht që mund të merrni më shumë informacione të detajuara dhe një trajtim të personalizuar nëse lini një takim konsultimi.

Shikoni fotot më poshtë dhe zgjidhni cili imazh përshkruan më së mirë rastin e flokëve tuaj.

Shkalla 1- Rënie minimale e flokëve

Shkalla e parë e rënies së flokëve përgjithësisht prek vetëm vijën e flokëve në zonën ballore. Vija e flokëve ngjitet pak më lart nga ku ndodhej dikur. Kjo gjithashtu shpesh shoqërohet me plakjen dhe mund të transformohet shumë shpejt në shkallën e dytë të rënies së flokëve. Meqënëse kjo është faza e fillimit të rënies së flokëve, kjo është koha më e mirë për të parandaluar rënien e tyre të mëtejshme përpara se të zhvillohet në një problem serioz. Përgjithësisht, operacioni i mbjelljes së flokëve nuk është i nevojshëm, por disa njerëz mund të zgjedhin të konsultohen me një ekspert mbjellje flokësh për të filluar trajtimet e mundshme për këtë shkallë niveli të rënies së flokëve.

Shkalla e 2-të – Vija e flokëve e ngjitur lart dhe pak më shumë anash

Pacientët që vuajnë nga shkalla e dytë e rënies së flokëve përjetojnë rënien e tyre në zonën ballore anash dhe me vijen e flokëve të ngjitur lart. Pavarësisht se rënia e flokëve nuk mund të quhet e rëndë, shpesh kjo fazë nënvlerësohet. Meqë shkalla e parë anashkalohet, rënia e flokëve në shkallën e dytë tregon se ajo është zhvilluar- disa njerëz nuk e tejkalojnë fazën e parë sepse shpesh keqkuptohet si formë jo progresive e rënies së flokëve.

Shkalla e 3-të – Nga rënie e lehtë në mesatare të flokëve

Rënia e flokëve në shkallën e tretë konsiderohet si rënie mesatare e flokëve. Në këtë fazë, flokët fillojnë të bien në zonën e kurorës dhe vazhdojnë të bien akoma më shumë në zonën ballore.

Konsultimi me një mjek specialist të rënies së flokëve rekomandohet në këtë fazë për të parandaluar probleme të mëtejshme. Pavarësisht se edhe mbjellja e flokëve do ndihmonte shumë në këtë fazë, ajo do ndihmonte vetëm në zonat qerose. Si alternativë tjetër për të forcuar dhe dendësuar flokët e hollë, mund tju vijë në ndihmë Mezoterapia për flokët edhe ilaçe tjera të rekomanduara nga mjeku. Nëse mendoni se mbjellja e flokëve nuk vlen në këtë fazë, e keni shumë gabim.

Shkalla e4-t – Rënia mesatare e flokëve

Pacientët me këtë shkallë rënie flokësh vuajnë nga një rënie mesatare e tyre. Kjo fazë mund të jetë e vështirë për tu rikuperuar, por duhet të ndalohet sa më parë t ëjetë e mundur. Fazat pas shkallës së katërt janë më të vështira për tu rikuperuar nëpërmjet trajtimit pasi flokët bien çdo ditë e më shumë. Për të gjetur zgjidhjen e duhur për rritjen e flokëve, duhet të konsultoni menjëherë një specialist. Duke filluar nga mezoterapia, duke vazhduar me terapinë PRP dhe mbjelljen e flokëve, ekzistojnë disa opsione nga ku mund të zgjidhni në këtë fazë. Gjithsesi, operacionet e mbjelljes së flokëve janë shumë më të përhapura në këtë fazë.

Shkalla nr 5- Rënie e rëndë e flokëve

Pacientët e kësaj shkalle kanë pësuar rënie të flokëve në disa zona të kokës. Në këtë fazë është më e vështirë për të rikuperuar flokët në secilën zonë, prandaj operacioni i mbjelljes së flokëve shoqëruar me terapinë PRP janë zgjidhja e duhur me rezultatet më të mira.

Shkalla nr 6-

Me shkallën e 6-të të rënies së flokëve, pacienti ka humbur shumë flokë dhe është pothuajse qeros. Nga fillimi i zonës së kurorës deri në fundin e zonës së pasme, ekzistojnë shumë zona qerose ose me flokë të dobët. Pavarësisht se është fazë e vështirë për tu kuruar, ju duhet të konsultoheni me një specialist menjëherë që të arrini rezultate maksimale. Në këtë fazë, operacioni i mbjelljes së flokëve me FUE mund të rigjenerojë një shumë të madhe flokësh dhe të ndalojë rënien e tyre.

Shkalla nr 7- Niveli i Tullacllëkut

Shkalla e 7 përshkruan rastin e të qenit komplet qeros. Nga fillimi i kurorës deri në zonën e pasme të kokës, nuk ka asnjë qime floku. Kjo është faza më e vështirë për tu rikuperuar. Edhe nëse ndiheni të mundur, akoma ka shpresë me mbjelljen e flokëve me metodën FUE dhe trajtimet PRP.

Përfundimi

Ekzistojnë disa lloje trajtimesh për shumë nivele të rënies së flokëve. Nëse dëshironi të mbillni mjekrën tuaj, po kërkoni të ridizenjoni vetullën tuaj apo dëshironi një kokë të mbushur plot me flokë, ekziston një zgjidhje për të gjitha këto nevoja. Me përdorimin e metodave të fundit dhe eksperiencën e tij të gjërë, Doktor Serkan Aygin mund të sjellë rezultatet më të mira duke iu rikthyer flokët e humbura. Me mijëra pacientë të kënaqur, ju duhet ta keni të sigurtë që ai do ju japë rezultatet më të mira për ju gjithashtu.

2018-11-30T16:04:24+03:00November 30th, 2018|General|0 Comments