8 Gjërat që Duhet të Verifikoni Para se të Zgjidhni Kirurgun Tuaj

//8 Gjërat që Duhet të Verifikoni Para se të Zgjidhni Kirurgun Tuaj

8 Gjërat që Duhet të Verifikoni Para se të Zgjidhni Kirurgun Tuaj

Mbjellja e flokëve është përhapur në treg pothuajse 60 vite më parë. Çfarëdo qoftë arsyeja pse ju kanë rënë flokët, në mos qoftë e domosdoshme, le të themi që procedura e mbjelljes së flokëve rekomandohet për ju. Ju mund të keni lexuar shumë informacione rreth saj dhe rreth kirurgëve që mund ta kryejnë këtë procedurë, por një kirurg i besueshëm nuk është i lehtë për tu gjetur sidomos nëse nuk e dini se si ta dalloni një të tillë. Tani që ka ardhur koha të gjeni një kirurg për mbjelljen e flokëve apo të mjekrës dhe po ndjeheni të humbur dhe nuk dini nga të filloni. Nuk është e lehtë pasi ekzistojnë mijëra klinika të cilat pretendojnë t’ju ofrojnë shërbimet më të mira.

Le të fillojmë nga gjërat më kryesore, para se të bëni kërkimin tuaj ju duhe të dini disa gjëra që duhet të shmangni për të mirën tuaj. Mos u mbështesni te reklamat për të gjetur doktorin e duhur se mund të përfundoni duke marrë vendimin më të keq gjatë gjithë jetës suaj. Tani që jeni të qartë çfarë duhet të shmangni, le të vazhdojmë me këshillat që duhet të kemi parasysh para se të zgjedhim kirurgun e mbjelljes së flokëve. Disa nga elementet që duhen konsideruar janë:

1. Shpërndarja e fotove para dhe pas të pacientëve të mëparshëm

Gjatë kërkimit të një kirurgu të zoti, mos harroni të pyesni doktorin për fotot para dhe pas të pacientëve të mëparshëm. Vini re nëse fotot janë të pacientëve që jetojnë në shtete të ndryshme. Kjo tregon se kirurgu është i njohur ndërkombëtarisht për mbjelljen e flokëve. Sidoqoftë, duhet të kemi kujdes tek fotot sepse mund të jenë marrë nga faqe të tjera interneti, klinika të tjera apo galeri të tjera. Përgjithësisht, fotot janë me ngjyra dhe me sfond, shikoni shënimet mbi foto.

2. Doktori mund t’ju referojë te pacientët e mëparshëm

Është e domosdoshme që doktori të jetë në gjendje t’ju sigurojë kontaktet e 5-8 pacientëve të mëparshëm minimumi. Këto pacientë do ndajnë eksperiencën e tyre me ju, e keqe apo e mirë qoftë ajo. Kjo ju ndihmon të merrni një vendim të mirëinformuar. Këshillohet gjithashtu takimi me pacientë që kanë të njëjtin flok si ju dhe të njëjtën lëkurë. Ata do ju ndihmojnë me informacione rreth çfarë duhet prisni të ndodhë para, gjatë dhe pas oepracionit.

3. Specializimi i doktorit

Cili është specializimi i doktorit? A është fusha e mbjelljes së flokëve specializimi i tij apo e praktikon këtë profesion midis profesioneve të tjera? Nëse po kërkoni një kirurg mbjellje flokësh, sigurohuni që ai kryen vetëm operacione mbjellje flokësh, dhe nëse ai po praktikon dhe profesione të tjera, sigurohuni që fusha e mbjelljes së flokëve të jetë fusha kryesore.

4. Letrat kredenciale

Pavarësisht se operacioni i mbjelljes së flokëve mund të bëhet nga çdo kirurg praktikant, një doktor me më shumë eksperiencë dhe me trajnimin e duhur në fushën specifike është gjithmonë zgjedhje më e mirë. Mos kini turp të kërkoni informacion rreth kredencialeve të doktorit. Përderisa do paguani me paratë që keni fituar me djersën tuaj, gjithmonë zgjidhni më të mirën. Këshillohet po ashtu të pyesni nëse doktori ka dituri në fushën e dermatologjisë pasi ai mund t’i vijë në ndihmë pacientëve të cilët do kenë probleme me rënien e flokëve.

5. Ekipi mjekësor

Qoftë edhe doktori më i mirë në botë, nëse nuk ka një ekip mjekësor efektiv, rezultatet pas operacionit nuk do jenë aq të kënaqshme. Gjeni një doktor i cili ka një ekip mjekësor të dedikuar. Vini re gjithashtu nëse klinika ju siguron përkthyesë për ata që nuk e kuptojnë gjuhën angleze. E rëndësishme është edhe prania e asistentëve të pacientëve gjatë operacionit të mbjelljes së flokëve. Eksperienca që kalon pacienti i cili është në kërkim të doktorit më të mirë për mbjelljen e flokëv zgjat shumë dhe është vendimtare në rezultatet pas operacionit dhe kënaqësinë që do fitojë pacienti në fjalë.

6. Praktika e gjate e doktorit

Kur vendosni mbi mjekun që do të bëjë restaurimin e flokëve, sigurohuni që të zbuloni numrin e viteve që ai ose ajo ka qenë në shërbim.
Sa më shumë kohë të ketë praktikuar, aq më mirë. Një doktor i cili ka praktikuar mbjelljen e flokëve për 10 vite rresht nuk ka të njëjtën eksperiencë si ai që ka praktikuar për 2 apo 3 vite.

7. Kontrolloni sa procedura ka kryer në mënyrë individuale doktori

Kjo do ju ndihmojë të keni më shumë besim tek mjeku juaj.

8. Si e kryen operacionin FUE mjeku?

Kur bëhet fjalë për teknikën FUE, mjeku duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Ai ose ajo duhet t’i nxjerrin sa më saktë rrënjët e flokëve. Rrënjët e flokëve të nxjerra duhet të ruhen në enë të përshtatshme dhe të sterilizuara për të shmangur infektimin. Doktori duhet patjetër t’i kushtojë vëmendje drejtimit dhe këndit të rrënjëve të flokëve teksa i mbjell në zonën përftuese. Me rëndësi është gjithashtu krijimi i vijës së flokëve sa më natyrale. Pasi lexuat çdo gjë rreth asaj që duhet të bëni dhe nuk duhet të bëni, tanimë jeni të mirë informuar kur bëhet fjalë për zgjedhjen e kirurgut.

Doktor Serkan Aygin ka eksperiencë shumë të gjërë dhe dituri në fushën e mbjelljes së flokëve për më shumë se 22 vite. Ai është dermatolog dhe kirurg specialist i mbjelljes së flokëve. Duke qenë se ai është edhe dermatolog, Dr Serkan ndihmon pacientët me informacione rreth kujdesit të mirë të lëkurës dhe flokëve pasi kryejnë operacionin e mbjelljes së flokëve.

2018-11-30T12:01:52+03:00September 25th, 2018|General|0 Comments