7 mënyrat se si mund të ndryshojë jeta juaj pas mbjelljes së flokëve

//7 mënyrat se si mund të ndryshojë jeta juaj pas mbjelljes së flokëve

7 mënyrat se si mund të ndryshojë jeta juaj pas mbjelljes së flokëve

Rënia e flokëve prek mijëra njerëz, gjininë mashkullore dhe atë femërore gjithashtu. Përpos shkakut kryesor të rënies së flokëve i cili është i trashëguar, rënia e flokëve mund të ndodhë gjithashtu edhe nga mungesa e disa vitaminave në organizëm, nga stresi apo nga hormonet. Flokët që preken nuk janë vetëm flokët e kokës, por qimet e vetullave, mjekrës dhe mustaqeve, gjithashtu. Operacionet e mbjelljes së flokëve kanë ndryshuar shumë ndër vite, duke mos lënë më shenja të operacionit si dikur kur çdokush mund ta kuptonte që ju kishit kryer mbjellje flokës; tanimë një proces shumë i thjeshtë, pa dhimbje dhe pa shenja. Në metodën FUE( nxjerrja e njësisë folikulare) përdoret një aparaturë të vogël që quajtur Punch, e cila i nxjerr rrënjët e flokëve një nga një nga zona dhuruese dhe i mbjell po ashtu në të njëjtën mënyrë duke u fokusuar në detajet më të vogla për të patur rezultate fantastike që do ju ndryshojnë jetën.

Fitoni më shumë vetëbesim

Nëse nuk ndjeheni tërheqës, vetëbesimi gjithashtu do jetë i ulur. Në këtë mënyrë, ju filloni t’i shmangeni daljeve me miqtë dhe njohjeve të reja. Gjithashtu mund të ndaloni së bëri aktivitetet që dikur i kishit shumë përzemër, edhe sikur flokët mos të luajnë një rol në atë aktivitet. Mund të keni edhe performancë të ulët në punë meqënëse vetëbesimi juaj i ulët nuk ju lejon t’i shprehni idetë tuaja. Siç e thotë edhe një shprehje: Po të dukeni mirë, do ndjeheni mirë po ashtu. Mbjellja e flokëve përmirëson gjithashtu pamjen tuaj dhe mund t’ju kthejë vetëbesimin e humbur. Gjithashtu mund ta rrisë vetëbesimin tuaj në nivele që kurrë nuk e kishit menduar më parë.

Përmirësoni pamjen tuaj

Kur ju pësoni rënie flokësh, edhe pamja juaj e jashtme përkeqësohet. Nuk ndikon vetëm në mënyrën si ju e shikoni veten tuaj, por edhe në atë si të tjerët ju shohin juve.  Rënia e flokëve mund t’ju bëjë të dukeni më të moshuar nga ç’jeni. Flokët të shpërndara në disa vende dhe në disa të tjera jo do ju bëjnë të dukeni jo të mirëmbajtur dhe kjo gjë do ju bëjë të ndiheni jo mirë për veten tuaj. Mbjellja e flokëve mund të përmirësojë ndjeshëm pamjen tuaj. Do ju pëlqejë shumë reflektimi juaj teksa e shikoni çdo mëngjes në pasqyrë. Mbjellja e flokëve do ju bëjë të dukeni më të rinj dhe të ndjeheni më tërheqës.

Fitoni një pamje krejt natyrale

Procedurat e mbjelljes së flokëve kanë ndryshuar ndjeshëm që nga vitet 70 dhe 80, kur procedura e përdorur njihej me termin “plugs”.  Operacionet e kohës së shkuar të mbjelljes së flokëve rezultonin në pacientë me flokë jo natyralë.  Në metodën FUE nxirren folikulat individualisht dhe mbillen në mënyrë tepër të saktë.  Askush nuk do jetë në gjendje të dallojë që ju keni kryer mbjellje flokësh, njerëzit thjesht do vënë re pamjen tuaj të bukur.

Rezultate që zgjasin gjithë jetën

Operacioni i mbjelljes së flokëve sjell rezultate të përhershme. Rrënjët e flokëve të nxjerra nga “zona dhuruese” njihen si rezistante ndaj gjenetikes, që do të thotë edhe nëse vuani nga rënia e flokëve në zona të tjera, ajo zonë nuk do preket. Kur rrënjët transferohen në zonat problematike, ato e ruajnë rezistencën ndaj rënies. Kjo nënkupton që do të keni flokë të shëndetshëm në kokën tuaj, mjekrën, mustaqet apo vetullat tuaja për gjithë jetën.

Stiloni flokun tuaj

Në rastin e flokëve të hollë apo në rast se nuk keni flokë fare, stilimi i flokëve bëhet gati e pamundur. Për meshkujt dhe për femrat, gjithashtu, stilimi i flokëve bëhet më i lehtë kur koka është e mbushur me flokë. Mundësitë janë të pafundme. Mund t’i rrisni flokët, t’i prisni të shkurtra, t’i lidhni apo t’i lini lëshuar. Edhe nëse po dilni për të vrapuar, po shkoni në punë apo po dilni për një darkë në qytet, ju gjithmonë do mundeni t’i stiloni flokët sipas eventit të caktuar. 

Përmirësoni imazhin tuaj në mediat sociale

Tashmë, çdo gjë është online- platformat sociale që të mundësojnë të kontaktosh me miqtë dhe familjen, të njohësh njerëz të rinj dhe po ashtu të gjesh një punë. Në të paktën një nga këto platforma ju keni vendosur foton tuaj aktuale. Të qënit qeros ose të pasurit flokë të hollë ndikon në mënyrën si ju do dukeni në syrin e një punëdhënësi potencial, dikushi që do të dalë me ju apo ndonjë klienti. Madje edhe miqtë tuaj mund të kenë një përshtypje jo të mirë të fotografisë suaj në rrjetet sociale. Pas mbjelljes së flokëve, pamja juaj do përmirësohet ndjeshëm dhe në këtë mënyrë do kemi një impakt pozitiv edhe në rrjete sociale.

Përmirësohuni në punë

Të dukurit i vjetër mund të ndikojë në aftësitë tuaja për t’u rritur në pozitë në punën tuaj apo për tu punësuar për herë të parë.  Të dukurit i vjetër mund të japë përshtypjen se nuk ia vlen të investoni në ju për arsye se nuk do qëndroni gjatë në atë kompani. Kolegët tuaj mund t’ju shohin si të pa dobishëm dhe mund t’i quajnë idetë tuaja të prapambetura. Siç e përmendëm më lart, mbjellja e flokëve mund t’ju bëjë të dukeni më të rinj dhe të keni më shumë vetëbesim. Pamja e re mund t’ju bëjë të viheni re në punë. të shkëlqeni në një intervistë dhe t’ju vë lart në pozita pune.  Mbjellja e flokëve mund të ndryshojë jetën tuaj për mirë.

Kontaktoni tani klinikën e Dr Serkan Aygin për më shumë informacion ose për të lënë një takim në 0090-541-248-06-04 (WhatsApp dhe Viber)!

2018-06-11T12:08:44+03:00