5 Faktorë që Kontribuojnë në Dështimin e një Operacioni Mbjellje Flokësh

//5 Faktorë që Kontribuojnë në Dështimin e një Operacioni Mbjellje Flokësh

5 Faktorë që Kontribuojnë në Dështimin e një Operacioni Mbjellje Flokësh

Ankthi është një reagim natyror i njeriut, sidomos para një operacioni estetik, siç është mbjellja e flokëve. Përveç kësaj, vlera e kënaqësisë e marrë nga një procedurë e suksesshme e mbjelljes së flokëve tejkalon pritshmëritë e pacientëve. Nëse po planifikoni t’i nënshtroheni një operacioni mbjellje flokësh me FUE, do duhet të merrni informacionin e duhur rreth kësaj procedure. Kjo do të jetë e dobishme për të njohur veten me problemet e mundshme që mund të hasni dhe si t’i parandaloni ato.

Pse disa procedura të mbjeljes së flokëve kanë tendencën të dështojnë?

Ne kemi kryer një analizë të gjithë operacioneve të mbjelljes së flokëve nëpër botë dhe pavarësisht se rastet ndryshojnë nga njëra te tjetra, përfundimi ishte i njëjtë që pacientët kishin mbetur të pa kënaqur nga rezultatet. Ne kemi identifikuar 5 faktorët kryesorë që kanë shkaktuar këtë pakënaqësi te pacientët.

Cilat do ishin shkaqet e mundshme të dështimit të një operacioni të mbjelljes së flokëve?

1. Mungesa e eksperiencës së kirurgut

Praktika është çelësi i suksesit ose siç thotë edhe shprehja: ‘Ne mësojmë duke praktikuar’, kjo vlen edhe për këtë lloj operacioni. Metodat FUE apo DHI të mbjelljes së flokëve janë procedura delikate të cilat kërkojnë shumë këmbëngulje. Zotërimi i kësaj aftësie kërkon shumë kohë dhe përpjekje edhe askush nga pacientët nuk do dëshironte të përdorej si rast eksperimenti. Në disa raste, mbjellja e flokëve kryhet nga një kirurg pa eksperiencë duke sjelle kështu mbjelljen jo të duhur të flokëve dhe dështimin e operacionit. Megjithatë, mbjellja e rrënjëve të flokëve është një nga fazat më të rëndësishme të mbjelljes së flokëve dhe luan rol kryesor në pamjen finale të pacientit pas kryerjes së operacionit. Mjekët me përvojë njihen me shfrytëzimin efikas të raportit të zonës dhuruese dhe asaj përfituese. Mjekët me më pak përvojë janë të prirur për të bërë gabime duke parashikuar zonën e përhershme dhuruese për mbjelljen e flokëve. Nëse mjekët do nxjerrin rrënjë flokësh në mënyrë të pasaktë nga zona dhuruese dhe nga një zonë jo dhuruese, rezultatet përfundimtare të një procedure të dështuar do ndikojnë në zonën përftuese edhe në atë dhuruese. Zona dhuruese kryesore nga ku nxirren rrënjët e flokëve është zona e pasme e kokës. Për më tepër, zona e mjekrës dhe zona e kraharorit mund të përdoren si zona shtesë dhuruese.

Rrënjët e flokëve të marra vetëm nga zona e pasme e kokës ose bashkë me një zonë tjetër dhuruese kombinuar me planfikimin e duhur të operacionit dhe mbjellja e tyre do sjelllë rezultate shumë natyrale. Rrënjët e flokëve të nxjerra nga zona tjera dhuruese dhe mbjellja jo e saktë e tyre sjell rezultate drastike. Gjithsesi, nxjerrja e më shumë rrënjë flokësh se sa duhen nga një kirurg pa eksperiencë mund të shkaktojë dëmtim të madh në zonën dhuruese. Dhe si pasojë do kishim rezultat drastik i cili do ishte i barabartë me të qenit qeros.Kjo gjendje shpesh sjell një pamje me zona boshe ose me flokë të hollë në zonën dhuruese. Përvoja qëndron si një faktor i rëndësishëm kur vjen puna te operacionet që kërkojnë njohuri të ndërlikuara të teknikës. Kur jeni në kërkim të një kirurgu për mbjelljen e flokëve me FUE ose DHI, përvoja e kirurgut duhet të jetë një nga faktorët që duhet marrë në konsideratë. Mos rrezikoni të jeni subjekt eksperimenti gabimesh në një klinikë mbjellje flokësh. Vlerësimi juaj duhet të bazohet në gjetjen e një specialist i cili ka vite përvojë si kirurg mbjellje flokësh, si dhe komentet dhe dëshmitë e pacientëve të mëparshëm.

2. Mungesa e kujdesit pas operacionit

Kujdesi ndaj vetes pas operacionit të mbjelljes së flokëve është po aq i rëndësishëm sa vetë operacioni. Në ndjekje të kirurgjisë së mbjelljes së flokëve, mjeku juaj do t’ju ofrojë udhëzimet pas kujdesit, si dhe informata gjithëpërfshirëse lidhur me trajtimin postoperacionit që do të kryeni për ditët dhe javët në vijim. Është vënë re se në zonën përftuese të mbjelljes së flokëve te pacientët formohen kore të tepërta. Kruarja e kësaj zone apo larja jo e saktë e flokëve në këtë zonë mund të ndikojë në mbijetesën e rrënjëve të flokëve pas mbjelljes dhe gjithashtu në rezultatin përfundimtar. Në disa raste, pacientët mund të kalojnë infeksione të rënda për shkak të mungesës së higjenës. Lajmi i mirë është se kjo gjë rrallë ndodh, vetëm nëse nuk ia keni haberin fare kujdesit ndaj vetes. Gjatë periudhës së kujdesit pas operacionit, ndjekja e udhëzimeve rreth larjes së flokëve, shmangia e diellit gjatë një periudhe të caktuar apo mos kryerja e aktiviteteve fizike që mund të shkaktojnë djersë, të gjitha këto ndikojnë në të pasurit një rezultat të kënaqshëm në çdo aspekt. Në mënyrë që të shmangni komplikimet pas operacionit, ju lutem ndiqni udhëzimet e mjekut dhe këshillat e tij me sa më shumë përpikmëri. Nëse keni ndonjë shqetësim, telefononi mjekun tuaj pa ngurruar.

3. Të mos qenit kandidat i duhur për operacionin

Operacioni i mbjelljes së flokëve mund të jetë një procedurë që ndryshon jetën e njeriut përgjithmonë, por mos harroni se jo çdokush është një kandidat i duhur për këtë lloj operacioni. Para operacionit, dituria rreth historisë së hollësishme mjekësore dhe informacioni mbi gjenetikën e pacientit, sqarimi i temave të tilla si procedura kirurgjike si dhe faza postoperative është vendimtare. Gjatë vizitës mjekësore, mjeku juaj duhet t’ju bëjë disa analiza dhe procedura të veçanta për të vlerësuar treguesit si: nëse flokët kanë tendencë të bien në të ardhmen dhe nivelin e rënies së flokëve tuaj. Kuptimi i këtyre faktorëve udhëzues do të përcaktojë nëse jeni një kandidat i mirë për t’u nënshtruar procedurës. Ju ndoshta keni dëgjuar për njerëzit që i janë nënshtruar një procedure të jo të suksesshme të mbjelljes së flokëve. Një rezultat i tillë i pafavorshëm mund të ndodhë nëse pacienti nuk është një kandidat i mirë për procedurën.

Nuk keni pse trembeni!

Nuk është e vështirë për ta kuptuar nëse një person është i përshtatshëm apo jo për një operacion mbjellje flokësh me FUE. Shpeshherë, niveli i rënies së flokëve mund të mos jetë aq i avancuar sa për të pasur nevojën e një ndërhyrjeje. Me pak fjalë, mund të mos jeni akoma gati për procedurën. Kjo mund të duket shumë tërheqëse, por mund të keni nevojë të përjetoni rënie të mëtejshme të flokëve në mënyrë që të merrni rezultate të kënaqshme. Nëse nuk i nënshtroheni një procedure të mbjelljes së flokëve në fazën e duhur të rënies së flokëve, flokët e mbjellur mund të paraqesin një pamje të çuditshme. Vetëm mendoni për një moment, nëse vazhdoni të përjetoni rënien e flokëve me çdo ditë dhe do të nënshtroheni mbjelljes së flokëve shumë shpejt, pas një periudhe të caktuar, zona e mbjellur mund të tentojë të zhvillojë një paraqitje të tillë që i ngjan një ishulli të vetmuar. Nga ana tjetër, nëse nuk keni mjaft flokë në zonën dhuruese për të bërë mbjelljen e flokëve, ndoshta do të duhet të shikoni opsionet e tjera. Në rastet kur zonat dhuruese janë të dobëta dhe nuk kan mjaftueshëm flokë për të dhuruar, rezultatet nuk do jenë fare të kënaqshme. Për arsye se rrënjët e flokëve që nxirren nga zona dhuruese nuk rriten kurrë më. Nëse nuk keni flokë mjaftueshëm për të marrë nga zona dhuruese, pas operacionit mund të përjetoni hollim të flokëve në zonën e pasme të fundqafës. Një faktor tjetër që luan një rol thelbësor në një operacion të suksesshëm / të pasuksesshëm të mbjelljes së flokëve, është shkaku kryesor i rënies së flokëve. Mjeku juaj do ta vlerësojë këtë çështje gjatë ekzaminimit mjekësor dhe do të diagnostikojë shkakun e rënies së flokut tuaj. Ju mund të thoni me vete: ‘Në fund të fundit, rënia e flokëve është rënie flokësh’, ç’rëndësi ka shkaku i rënies së tyre? Në fund të fundit, ju doni thjesht të rifitoni flokët tuaj. Por, rënia e flokëve nuk është gjithmonë e përhershme. Me pak fjalë, ju mund të mos keni nevojë fare për një operacion. Për shembull, nëse flokët ju bien për shkak të stresit, akoma e keni një shans. Rënia e flokëve e përjetuar nga stresi është në përgjithësi e përkohshme, prandaj për të kryer mbjelljen e flokëve të FUE ose DHI në zonat qerose që janë të ekspozuara ndaj rënies së përkohshme të flokëve mund të çojë në formimin e një pamja të çuditshme në të ardhmen. Gjatë vizitës mjekësore, mjeku do i marrë parasysh dhe do i vlerësojë të gjitha këto elemente dhe të tjera. Ky vlerësim i detajuar do të përcaktojë përshtatshmërinë tuaj për t’ju nënshtruar një operacioni mbjellje flokësh dhe mundësinë e arritjes së rezultateve të suksesshme.

4. Pandershmëria e Klinikave të Mbjelljes së Flokëve

Si në çdo profesion, fatkeqësisht jo të gjithë njerëzit që punojnë në fushën e mjekësisë janë njerëz të mirë dhe të ndershëm. Ashtu siç bëni kërkimin rreth nivelit të eksperiencës së doktorit, duhet të kryeni një analizë të besueshmërisë së klinikave të mbjelljes së flokëve. Në fund të fundit, do dëshironi të zgjidhni një kirurg të mbjelljes së flokëve i cili është i ndershëm dhe nuk është i dhënë vetëm pas parasë. Një klinikë e mbjelljes së flokëve që shqetësohet vetëm për marrjen e parave nga ju, nuk do t’i kushtojë rëndësi mirëqenies, shëndetit tuaj dhe t’ju japë një rezultat të kënaqshëm të mbjelljes së flokëve. Nga ana tjetër, një kirurg i aftë për mbjelljen e flokëve të FUE dhe personeli do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë shqetësimeve dhe kërkesave tuaja. Gjatë ekzaminimit tuaj mjekësor do të dëshironit prezencën e mjekut dhe stafit të cilit mund të mbështeteni dhe të flisni, në vend që të jeni rreth njerëzve që as nuk bëjnë përpjekje më të vogla për të kontaktuar me ju. Gjatë ekzaminimit tuaj, nëse kuptoni se mungon diçka, mos hezitoni të shqyrtoni mundësitë e tjera. Klinika të tilla jo të besueshme që u japin përparësi interesave të tyre komercialë, interesohen për ‘shifrat’ më shumë se për cilësinë. Ata promovojnë veten e tyre duke deklaruar se ata do mund të mbjellin një numër të madh rrënjësh flokësh. Në një rast të tillë, kur kirurgët e mbjelljes së flokëve nuk nxjerrin numrin e folikulave që ata fillimisht kishin përcaktuar, ky nuk duhet të jetë një problem me të cilin duhet të merreni. Natyrisht, pasi nuk është e mundur që ju të numëroni çdo rrënjë flokësh që është nxjerrë, ju nuk mund të dini numrin e saktë. Për këtë arsye reputacioni i mjekut dhe klinikës si dhe komentet e pacientëve janë shumë të rëndësishme. Ju nuk do dëshironit t’i hidhnit paratë në lumë apo të privoheni nga një rezultat i suksesshëm i mbjelljes së flokëve.

5. Keqkuptimet

Çështja që ne do të përmendim këtu nuk është në të vërtetë një “dështim”. Kirurgjia e mbjelljes së flokëve është vetëm faza e parë e procedurës, më pas fillon faza e rimëkëmbjes pas operacionit, e cila është një proces i zgjatur për një kohë më të gjatë. Disa njerëz kanë tendencë të nxitojnë në përfundime, duke deklaruar operacionin e pasuksesshëm përpara se procesi të përfundojë dhe pa patur mundësinë flokët që të rriten. Ju mund të prisni që të shihni rezultatet e dukshme të mbjelljes së flokëve brenda 12 muajsh ose më shumë dhe nganjëherë mund të jeni të paduruar ose të dyshoni për rezultatin. Dëshira për të parë rezultate të mrekullueshme sa më shpejt të jetë e mundur është absolutisht normale. Përpara procedurës, konsultimi me mjekun tuaj ose këshilltarin mjekësor për ato rezultate që duhet të prisni pas operacioni të mbjelljes së flokëve për muajt në vijim, do të ndihmojë për të shmangur çdo keqkuptim.

Komentet e fundit:

Ju nuk duhet të shqetësoheni për procedurën e mbjelljes së flokëve për aq kohë sa ju i kushtoni vëmendje të gjitha këtyre çështjeve përpara se të ndërmerrni veprime. Pika kryesore është gjetja e një klinike të mbjelljes së flokëve dhe specialist të mbjelljes së flokëve ku mund të gjeni përgjigjet e pyetjeve tuaja dhe që prodhon rezultate të suksesshme. Nëse jeni në kërkim të një klinike mbjellje flokësh në Turqi që kryen operacione të suksesshme të mbjelljes së flokëve, mund të na kontaktoni dhe të kërkoni një konsultim në klinikën e Doktor Serkan Aygin. Ju mund të konsultoheni me Dr. Serkan Aygin ose këshilltarët e tij mjekësorë për çdo pyetje që keni dhe të këshilloheni me një plan të personalizuar të mbjelljes së flokëve.

2018-09-10T10:46:59+03:00September 8th, 2018|General|0 Comments

Leave A Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.