10 Format Kryesore Të Rënies së Flokëve në Botë

//10 Format Kryesore Të Rënies së Flokëve në Botë

10 Format Kryesore Të Rënies së Flokëve në Botë

Në ditët e sotme, shqetësimi më i madh që kanë njerëzit është rënia e flokëve(alopecia). Mendohej se kjo gjendje prekte vetëm meshkujt, por në dekadat e fundit çdo gjë ka ndryshuar dhe rënia e flokëve është bërë shqetësim madhor për femrat edhe për adoleshentët, duke prekur kështu çdo njeri në çfarëdolloj moshe. Pavarësisht faktit se shkaqet e rënies së flokëve ndryshojnë nga pacienti në pacient, gjithsesi ekzistojnë disa raste të rënies së flokëve gjatë të cilave pacientët përjetojnë të njëjtat simptoma dhe kanë të njëjtën strukturë rënie flokësh.

Ky artikull do ju paraqesë një tablo shumë më të qartë, duke iu ofruar kështu mundësinë e të qenit i informuar mbi 10 format kryesore të rënies së flokëve në botë:

  • Alopecia Androgjenetike
  • Alopecia Areata
  • Alopecia Totale
  • Alopecia Traction
  • Cicatricial Alopecia
  • Telogen Effuvium
  • Involutional Alopecia
  • Alopecia Barbae
  • Anagen Effluvium
  • Alopecia Universalis

Është e rëndësishme të theksohet se termi i përgjithshëm i përdorur për të gjitha llojet e rënies së flokëve përkufizohet edhe si alopecia.

Alopecia Androgjenetike

Alopecia Androgjenetike’ gjithashtu e njohur si ‘rënia e flokëve te meshkujt’ është forma më e përhapur e rënies së flokëve te meshkujt dhe te femrat, gjithashtu. Kjo gjendje e rënies së flokëve që thuhet se shkaktohet nga hormonet mashkullore(androgjene), prek më shumë njerëzit që ndikohen nga gjenetika, menjëherë pas pubertetit. Karakterizohet nga shpërndarja progresive e rënies së flokëve që vahdon në një model të riprodhueshëm, i cili shoqërohet përgjithësisht nga një vijë e flokëve që ulet, duke prekur tempujt, zonën qëndrore dhe zonën ballore. Rënia e flokëve mund të krijohet dhe në strukturën e cila fillon nga qendra e kokës dhe fillon të zbresë poshtë. Alopecia androgjenetike në përgjithësi shkaktohet nga Dihidrotestosterone; një derivat i testosteronit të hormoneve mashkullore që lidhet me vendet e receptorit të folikulave të ndjeshme androgjenedhe efektet e miniaturizimit të folikulave. Cikli i rritjes ose faza anagjene e disa folikulave në zonën qerose e cila ka qenë e ekspozuar te dihidrotestosterone për një kohë të gjatë, do fillojë të shkurtohet, duke sjellë kështu hollimin dhe dobësimin e flokëve.
Në fazat më të avancuara, folikulat mund të dëmtohen seriozisht dhe për këtë arsye mund të mos rriten. Kjo rënie flokësh është përgjithësisht e vështirë për tu parandaluar dhe kuruar, por personi në fjalë ka akoma mbjelljen e flokëve si opsion zgjidhjeje efektive dhe e përhershme.

Alopecia Areata

Alopecia Areata është një formë rënie flokësh e cila ndodh në gjithë botën në mënyrë të barabartë te meshkujt dhe te femrat dhe mendohet se është një reaksion autoimun gjatë së cilës sistemi juaj imunitar sulmon gabimisht rrënjët e flokëve tuaj. Kjo rënie flokësh njihet ndryshe si ‘rënia e flokëve pjesë pjesë’.
Pavarësisht se autoimuniteti supozohet të jetë shkaku i Alopecisë Areata, ekzistojnë edhe shkaqe të tjera si: prejardhja gjenetike, ambjenti, stresi psikologjik dhe fizik. Alopecıa Areata karakterizohet nga rënia e flokëve e papritur në disa zona pjesë pjesë dhe në trup gjithashtu si te vetullat, mjekra, por më së shumti te zona e kokës. Zgjidhja për këtë rast është mbjellja e vetullave për femrat dhe mbjellja e mjekrës te meshkujt. Fatkeqësisht, nuk ka një kurë specifike për Alopecia Areata. Flokët mund të rriten përsëri, por ka shumë mundësi të bien prapë.

Alopecia Totalis

Alopecia Totalis është gjithashtu një gjendje autoimune ashtu si Alopecia Areata në të cilën sistemi imunitar gabimisht sulmon rrënjët e flokëve por ndryshe nga Alopecia Areata, ajo shkakton rënie të flokëve të gjitha në zonat e kokës. Karakterizohet nga rënia e plotë e flokëve në lëkurën e kokës; shkaqet e Alopecia Totalis gjithashtu mbeten të paqarta, por në përgjithësi mendohet se stresi mund të jetë një faktor që shkakton këtë lloj rënie të flokëve, ndryshe nga sistemi imunitar. Me mundësinë që ajo të përparojë dhe të shndërrohet në Alopecia Universalis, e cila i referohet rënies së plotë të flokëve në kokë dhe të gjitha flokët e trupit, Alopecia Totalis është një nga llojet më të frikshme të rënies së flokëve. Nuk ka shërim ose zgjidhje të përhershme për Alopecia Totalis, por në përgjithësi rekomandohet përdorimi i agjentëve imunomodulator. Këto janë; erëza dhe jeshillëqe që përmbajnë selen, vitaminë A, B2, B6 dhe C. Qepë, hudhra, domate, karrota dhe brokoli janë disa shembuj.

Traction Alopecia

Kjo gjendje e rënies së flokëve që ndodh me kalimin e kohës dhe që zakonisht shihet tek gratë afrikano-amerikane, shkaktohet kryesisht nga forca tërheqëse e aplikuar ndaj flokëve si rezultat i disa stileve të flokëve si modelet e gërshetimit ose flokët e kapura lart të shtrënguara fort. Alopecia Traction, e cila njihet si një gjendje traumatike e rënies së flokëve për shkak të tërheqjes kronike, presionit dhe forcës që zbatohet në flokë; karakterizohet nga një vijë e flokëve që tërhiqet përgjithësisht rreth tempujve dhe drejt kulmit të kokës, duke lënë arna me flokë të hollë ose të thyeshëm në zonat që janë prekur. Kjo gjendje e rënies së flokëve mund të shërohet, por kërkesa e parë është të ndryshojë stilin e flokëve dhe t’i mbajnë flokët lëshuar, përndryshe folikulat e flokëve mund të dëmtohen dhe të parandalojnë rigrupimin e flokëve.

Cicatricial Alopecia

Alopecia Cicatricial, është një kusht jo i trashëgueshëm i rënies së flokëve që prek gratë dhe burrat e të gjitha moshave, të karakterizuara nga rënia e përhershme e flokëve që shoqërohet me shenja. Ajo shkaktohet nga një numër i çrregullimeve inflamatore që shkatërrojnë rrënjët e flokëve dhe i zëvendësojnë ato me shenja. 3% e njerëzve që vuajnë nga rënia e flokëve janë të prekur nga Alopecia Cicatricial.

Cicatricial Alopecias klasifikohen si Cicatricial Kryesore dhe Cicatricial Dytësore:

Alopecia Cicatricial Kryesore

Në Alopecinë Cicatriciale Kryesore, rënia e flokëve është rezultat i dëmit të shkaktuar nga rrënjët e flokëve për shkak të një procesi inflamator shkatërrues. Arsyet themelore ende nuk dihen.

Alopecia Cicatriciale Dytësore

Në Alopecinë Cicatriciale Dytësore shkatërrimi i rrënjëve të flokëve është për shkak të një dëmtimi të jashtëm, të tilla si infeksione të rënda, trauma ose djegie. Cicatricial Alopecia nuk është si çdo lloj sëmundje tjetër rënie flokësh e cila bazohet vetëm në shkatërrimin e rrënjëve të flokëve; ajo gjithashtu shkakton flluska me lëngje, zona kuqet dhe heqja e lëkurës së flokëve. Alopecia Cicatricial çon në rënien e përhershme të flokëve dhe konsiderohet si një nga llojet më të vështira të rënies së flokëve që është e vështirë për t’u kuruar dhe parandaluar.

Telogen Effluvium

Efluvium Telogen konsiderohet forma e dytë më e zakonshme e rënies së flokëve të përjetuar nga gratë. Kjo zakonisht ndodh pasi gratë lindin ose në kohën e menopauzës së tyre.

Alopecia Involutive

Kjo formë rënie flokësh prek meshkujt ashtu si dhe femrat dhe është e lidhur me plakjen. Është një proces natyral gjatë së cilës flokët rrallohen dhe dobësohen, duke rezultuar në rënien e tyre gradualisht. Ndërsa rritemi, sasia dhe densiteti i rrënjëve të flokëve zvogëlohet. Për aq kohë sa ciklet e rritjes së rrënjëve të flokëve shkurtohen, flokët tanë nuk marrin më vitaminat e duhura ushqyese dhe kjo çon në dobësimin e flokëve dhe pas një periudhe të shkurtër rënien e tyre. Plakja është proces natyror i jetës dhe në të shumtën e rasteve kjo rënie flokësh është e pashmangshme. Megjithëse nuk është e mundur për të parandaluar shfaqjen e këtij lloji të rënies së flokëve, ne mund ta vonojmë këtë proces duke u kujdesur mirë për flokët tona.

Alopecia Barbae

Përgjithësisht përjetuar nga meshkujt; Alopecia Barbae është një lloj Alopeci Areate që ndodh në pjesën e mjekrës duke shkaktuar humbje të flokëve në pjesë që janë të rrumbullakëta. Duke përparuar ose në një ritëm të ngadaltë ose duke ndodhur papritur, shkaqet e Alopecia Barbae mbeten ende të pasigurta, megjithatë kjo mendohet të jetë për shkak të predispozicionit gjenetik ose sëmundjeve autoimune. Supozohet gjithashtu që humbja e flokëve mund të shkaktohet dhe të përshpejtohet nga faktorë të tillë si depresioni ose stresi duke prekur sistemin imunitar.

Anagen Effluvium

Anagen Effluvium është gjendje e rënies së flokëve që zakonisht përjetohet nga njerëz që luftojnë sëmundjet dhe janë në ilaçe të rënda ose trajtim. Kjo formë rënie flokësh prek çdo njeri në çfarëdo lloj moshe. Gjatë fazës së anagjenit ndodh procesi i rënies së menjëhershme të qimeve të flokëve pa u dobësuar më parë.

Alopecia Universalis

Kjo formë e rënies së flokëve është një lloj Alopecia Aerata që ndikon në 0.0001% të njerëzve në çdo moshë. Megjithatë, rënia e flokëve nuk është e lokalizuar ose në pjesë të caktuara; ajo shkakton rënie të plotë të flokëve në të gjithë trupin. Alopecia Universalis është e ngjashme me shumë Alopecia, besohet të jetë një sëmundje autoimune, në të cilën sistemi imunitar i një personi sulmon rrënjët e flokëve si një mekanizëm mbrojtës, duke çuar kështu në rënien e flokëve. Tani sapo u njohët me 10 format kryesore të rënies së flokëve të përjetuara në mbarë botën. Sigurisht që mund të ketë edhe faktorë të tjerë që shkaktojnë rënien e flokëve. Për të marrë më shumë informacion rreth trajtimeve për këto forma rënie flokësh dhe për të gjetur mbështetje, drejtohuni të klinika jonë Dr Serkan Aygin.

Kush është Dr Serkan Aygin?

Që nga viti 1996, ai ka kryer vetëm procedura mbjellje flokësh dhe ofron trajtime të flokëve. Ai operon në fushën e tij të praktikës. Ai ka kryer doktoraturën në Dermatologji dhe Farmaceutikë. Ai është i specializuar në aplikimin e trajtimeve specifike mjekësore për lëkurën e kokës dhe flokët. Për momentin, ai kryen operacione të mbjelljes së flokëve. Pas kryerjes së procedurave të mbjelljes të flokëve me metodën FUT në vitet 90, ai filloi të përdorte teknikën FUE që nga viti 2004; një teknikë mbjellje flokësh që lë shumë shenja. Në vitin 2017 ai filloi aplikimin e metodës DHI (choi implanter), e cila është version i avancuar i teknikës FUE, që lë shumë pak shenja. Ai ka marrë pjesë në më shumë se 40 seminare dhe konferenca në disa shtete të botës. Ai është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Dermatologjisë. Ju urojmë një jetë të shëndetshme bashkë me të dashurit e zemrës tuaj!

2018-11-07T17:49:09+03:00September 5th, 2018|General|0 Comments

Leave A Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.